Nga Valbona Sulçe – Institutemedia.org
Shkeljet e etikës në mediat shqiptare nuk përbëjnë më lajm. Studime të njëpasnjëshme çdo vit tregojnë përkeqësimin e gjendjes, sidomos në sferën online. Si autore e disa studimeve për portretizimin e grave dhe fëmijëve kam vërejtur me shqetësim se rekomandimet e ndryshme për përmirësimin e etikës në mediat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Ndaj një njoftim i vogël për krijimin e Aleancës për media etike në shkurt të vitit 2020, u prit me gëzim nga të gjithë ata që menduan se më në fund do të kishim një vend ku të adresonim shqetësimet tona për çështje etike. Aleanca është një grupim vullnetar i 14 mediave që kanë rënë dakord të kenë një Bord etike që shqyrton ankesat lidhur me shkelje të Kodit të Etikës nga ana e tyre. Megjithatë, siç dëshmohet më poshtë, as kjo nuk duket e mjaftueshme për të ndalur lumin e artikujve seksistë në mediat tona. Një foto e deputetes Gjylameti botuar në datën 14 qershor 2021 tek lapsi.al shkaktoi indinjatën e aradhes së “internetistëve”, pasi shkrimi shoqërues ishte haptas seksist duke gjykuar veshjen dhe format trupore të deputetes pas shtatëzënisë: “Si një grua në karrierë Blerina Gjylameti, ndonëse u bë nënë e një djali në fund të nëntorit të shkuar e rinisi menjëherë aktivitetin e politik. Ajo mori pjesë në kuvend dhe në fushatën që sapo përfundoi. Por ndonëse deputetja socialiste iu kthye shpejt normalitetit pas lindjes, trupi ka rregulla të ndryshme nga ato të ambicies politike. Dhe shenjat e shtatzënisë dukeshin ende në siluetën e deputetes, në paraqitjen e saj të sotme në parlament. Ato i bënte edhe me të dukshme sfida për t’u veshur si vajzë e re në paradën e konkurrencës që zhvillohet çdo javë para hyrjes së kuvendit. Çdo konsulent imazhi do i këshillonte znj. Gjylameti ose të rifillojë urgjentisht palestrën ose të paraqitet me rroba që nuk qëndrojnë ngjitur pas trupit, sepse shenjat e shtatzënisë i ka ende të pranishme.” Statuse të panumërt mbushën rrjetin duke shprehur indinjatë për këtë paragjykim të zonjave të Parlamentit, por deri këtu. Unë e shtyva pak më tej duke besuar se nëse gjen mekanizmat e duhur, kjo praktikë mund të ndalet. Dërgova një ankesë në Aleancën për Media Etike, ku bën pjesë edhe portali në fjalë. Shpresat ishin të vakëta pasi saktësisht një vit më parë, një aktiviste e njohur kishte bërë pak a shumë të njëjtën ankesë për artikull të ngjashëm – artikulli fliste për paradën e modës së deputeteve -, por në vendimin që u dha nuk u gjetën shkelje etike. Megjithatë shpresa vdes e fundit. Gëzimi zgjati vetëm një javë. Më 25 qershor erdhi vendimi: artikulli nuk përmban shkelje etike me arsyetimin e mëposhtëm: VENDOSI: uk përmbushen Gjylameti. e pranishëm: Mark MARKU Dorian MATLIJA Alice TAYLOR Klodiana KAPO Lorin KADIU Votuan pro: Mark Marku, Dorian Matlija, Alice Taylor, Lorin Kadiu · – apo trupin pas lindjes, · – ’ “ ” · – apo trupi i dikujt. · – Vota ) Frustrimin tim e ndava në rrjete sociale dhe kolegë të tjerë iu bashkuan shqetësimit që ngrita. Me rëndësi komenti i ish Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi Irma Baraku: “Meqë nuk është shkelje, s’do duhej të shihej e nevojshme që të rekomandoheshin (me shënim) pikërisht për ato sjellje objekt i kërkesës.” Në një lexim pak më të ftohtë kuptova që vendimi ishte pasojë e një Kodi të vjetruar, pasi aktualisht nuk përmban asnjë klauzolë për seksizmin ose diskriminimin me bazë gjinore. Në këtë kuptim, anëtarët e Bordit kanë qenë të detyruar të marrin këtë vendim pasi me këtë Kod nuk ka shkelje. Në një bisedë informale me një nga anëtarët e Bordit më vonë mësova që pengesë përbënte edhe fakti që ankesa nuk kishte ardhur nga personi i prekur, pra zonja Gjylameti dhe nëse do të fillonim me të tretë, do ishte e vështirë të ndalej praktika e heqjes së artikujve ose kërkimit të ndjesës për çdo person. Tani që ka kaluar pak javë nga ky episod dhe kur ka dalë edhe raporti global për gratë në media GMMR 2020 që vëren se në pesëvjeçarin e fundit ka pasur përmirësim në numra, por humbje në cilësi, kupton që ndoshta duhet filluar të bëhet një diskutim i vërtetë për etikën dhe Kodin e Etikës. Nëse të gjithë e pranojmë që seksizmi është shkelje e etikës, po ai nuk figuron në Kod, pse nuk e shtojmë? Sipas rekomandimit të Këshillit të Evropës 1 për parandalimin dhe luftën ndaj seksizmit në maj 2019, “raportimi rreth pamjes, veshjes dhe sjelljes se grave me shume sesa një diskutim i ekuilibruar dhe i informuar rreth pikëpamjeve të tyre” është një nga format e seksizmit në media, krahas seksualizimit dhe trajtimit si objekt të figurës së gruas në reklama, klipe, filma, videolojëra apo programe televizivë; përfaqësimit të pabarabartë dhe mungesës së pjesëmarrjes se grave ne role te ndryshëm profesional si eksperte , analiste, sidomos për gratë e pakicave; raportime për dhunën ndaj grave që fajëson viktimën dhe raportimeve dhe imazheve të burrave dhe grave ne role klishe brenda familjes dhe komunitetit. Për ta shtyrë pak më tej diskutimin, Kodi i Etikës kërkon një lëvizje brenda komunitetit të gazetarëve. Ndërsa për mediat audiovizive, që kanë dhe ndikimin më të madh në audiencë, do të duhej rishikimi i Kodit të Transmetimit të mediave audiovizive, i cili nuk parashikon asgjë për seksizmin. Rekomandimi i Këshillit të Evropës fton qeveritë e vendeve anëtare të konsiderojnë marrjen e masave të tilla si: nxitja e përfshirjes së shprehjes seksiste në ligjet për fyerjen si dhe ngritjen e institucioneve që kanë kapacitete për të monitoruar seksizmin dhe autoritetin për të hequr nga qarkullimi produkte seksiste. Në Shqipëri ky institucion ekziston, është AMA, thjesht duhet modifikuar fusha e veprimit që të përfshijë krahas mbrojtjes së të miturve, edhe seksizmin. Nga një analizë ligjore e kuadrit për audiovizualin dhe seksizmin në Shqipëri kryer nga shoqata e grave në audiovizual AWA ka rezultuar se kemi mangësi të theksuara në këtë drejtim, ndërkohe që rastet shtohen dhe përfaqësimi i gruas ka pësuar rënie çdo vit. Ka ardhur koha që kjo gjë të trajtohet me përparësi dhe me seriozitet nga profesionistët e fushës dhe nga institucionet monitoruese.