Greqia i vendos hapur veton Shqipërisë për anëtarësimin në BE duke e justifikuar me procesin gjyqësor ndaj Belerit dhe me justifikimin e të drejtave, lirive të njeriut dhe me respektimin e të drejtës së “komunitetit grekë” në Himarë për të pasur kryebashkiak atë që kanë zgjedhur ata!
Në fakt reagimet e qëndrimet e Greqisë ndaj Shqipërisë janë thellësisht gjeopolitik e me prapavijë per pretendime serioze territoriale në Shqipëri duke pasur objektiv cënimin serioz të sovranitetit të Shqipërisë! Madje, këtë Greqia po e bën edhe sot duke tentuar të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë apo në sistemin e pavarur të drejtësisë shqiptarë!
Shqipëria nga ana tjetër, si në kohën e para fillimit të Luftës II, zgjedhë miqësinë me Italinë si kundërpërgjigje ndaj politikave greke. Dihet se Greqia e Italia kanë përplasje interesash të drejtpërdrejta në Shqipëri, por edhe në një pjesë të rëndësishme në Mesdhe!
Përgjigje e afrimit të Shqipërisë në thuajse pa kushte ndaj Italisë është edhe qëndrimi në favor ndaj projektit italian të qendrave të emigrantëve në Shqipëri.
Italia po rizgjidhet në interesat e saj në Ballkan me thuajse të njëjtën ngjashmëri me atë të para fillimit të Luftës II, por me dallim e vetëm se akoma nuk ka ndonjë projekt serioz për fushata ushtarake, por qëndron në vigjilencë të plotë duke pritur se si mund të rrjedhin ngjarjet në Ballkan, por edhe në skajin më të largët të Be-së, atje në Ukrainë ku po zhvillohet lufta!
Ngjashmëri tjetër me situatën e para fillimit të Luftës II Botërore, edhe fakti se Italia qeveriset nga një populizëm i djathte e po ashtu edhe në Greqi po qeveris e djathta pasi humbi populizmi i majtë!
Greqia po kërkon të rris bashkëpunim e saj si kundërpërgjigje ndaj marrëdhënieve Italo- Shqiptare dhe thuajse në një situatë identifike, kryeministri i Greqisë para ca ditësh bëri vizitë në Beograd, vend më të cilin ndan të njëjtat interesa, kundërshtimin e projekteve të shqiptarëve në Ballkan duke i nisur që nga mos njohja e Kosovës si shtet sovranë!
Si duket Shqipëria sot në skakierën Ballkanike dhe pse jo edhe europiane apo në përplasjen klasike të Perëndimit me Lindjen, ose të demokracive perëndimore me Rusinë si dikur me Bashkimin Sovjetik? Shqipëria këtë herë është në anën e duhur të historisë!
Situata e sotme e Shqipërisë është shumë më e ndryshme se ajo e para fillimit të Luftës II, por që përballë ka të njëjtat sfida e sidomos pikërisht me fqinjët e saj që kanë ndryshuar pak ose aspak nga atëherë e deri më sot!
Shqipëria sot nuk ka “aleat” ose vasilitet si atëherë vetëm me Italinë, por është vend anëtar i Natos, ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shba-të, shumë të mira me Anglinë e Gjermaninë! Gjithashtu, një aleat tjerë i mirë i Shqipërisë është Turqia e cila siç duket nuk ka qëllim të qëndrojë neutrale si gjatë Luftës II, nëse do të ketë konflikte serioze në Rajon dhe me gjerë!
Rama, tashmë prej kohësh kryesuesi i vetëm i Politikës së Jashtme, ka kuptuar se gabimet e te kaluarës të Shqipërisë kanë qenë sjelljet prej neutrale ose shpesh edhe prej indiferente! Sot, Shqipëria fal qëndrimeve të saj është vendi më pro Amerikan në Ballkanin Perëndimor të paktën dhe këtë e vërtetojnë qëndrimet amerikane si dhe inagurimi i Bazës se Kuçovës tani me 4 Mars. Kjo e fundit e vendos Shqipërinë në qendër të vëmendjes së çështjes të sigurisë dhe gjeopolitikës Europiane e ndoshta edhe më larg!
Po ashtu Shqipëria ka qëndrimin më të qartë edhe se “Fuqitë e Mëdha” në favor të Ukrainës e kundër Rusisë! Disa e kanë konsideruar këtë qëndrim si thikë me dy prerëse, në fakt është vetëm në favorit e Shqipërisë, sepse ndryshe nga situata që kishte me fillimin e Luftës II, e vetme dhe kundër të gjithëve, në çdo situatë të re ballkanike, europiane e botërore, Shqipëria këtë herë është në krah të aleatëve më të rëndësishëm të Perëndimit! Fati i këtyre të fundit do të caktojë edhe fatin e Shqipërisë, por një gjë është e sigurt se këtë herë Shqipëria është në anën e një fati dhe jo në mëshirën e fatit siç ishte në pragun e filllimit të Luftës II!
Pozita ndërkombëtare e Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më qartë dhe më e mirë sesa ajo që ka sot! Kjo analizë nuk ka për qëllim për alarmizma, për nxitje lufte, apo për urrejtje, por është mbi baza krahasuese të dy momenteve të ndryshme historike, të asaj para fillimit të Luftës II Botërore dhe tashmë thuajse në një situatë të rrezikshme e të ngjashme për një Konflikt të III botëror!