Vendet e Ballkanit vazhdimisht janë përballur me problematika dhe konflikte ndër shekuj duke penguar zhvillimin dhe paqen në rajon. Por në periudhen në të cilen po jetojmë të rinjtë kërkojnë që këto problematika të mos jenë më penguese për të ardhmen e tyre. Ky artikull ka si qëllim që të identifikojë faktorët që kanë ndikuar negativisht për vendet e Ballkanit dhe të gjejë zgjidhje për të siguruar stabilitet, zhvillim dhe për të kapërcyer plagët e së shkuarës.
A janë vendet e Ballkanit, viktimë e politikës së gabuar? Nga takimet e realizuara për qëllime të publikimit të këtij artikulli, të gjithë të intervistuarit bien dakord që politika ka ndikuar jashtazakonisht shumë në ekzistencen e barrierave, konflikteve dhe ndarjes së krijuar midis vendeve të Ballkanit ndër vite.
Në një intervistë të zhvilluar me Profesoreshen e Univeristetit të Shkupit, Fakultetit Juridik, “Justinianus Primus” Jasna Bachovska-Nediq, ajo shprehet se- “Liderat e vendeve të Ballaknit, në vend që të kryejnë detyren e tyre për nxitjen e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, ata kanë krijuar barriera duke përdorur luftërat, konfliktet dhe përçarjen ndëretnike”. Ajo shprehet ndër të tjera se: – “Liderat dhe partitë politike përbëjnë indikatorët kryesorë të cilët ndihmojnë procesin e zgjidhjes së traumave të së kaluarës dhe fokusimin drejt zgjidhjes në mënyrë të civilizuar të këtyre konflikteve. Në angazhimin e tyre të përditshëm politik, thekson ajo, të paktën duhet të zbatojnë vlerat evropiane. Ata duhet të tregojnë një nivel të lartë të përgjegjësisë sociale, e jo pragmatizëm të ashpër politik që shprehet veçanërisht gjatë periudhës së zgjedhjeve”.
Një tjeter opinion i marrë për këtë çështje ishte nga Lubjana Malaj, asisnte/pedagoge pranë, Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, e cila e pyetur për këtë çështje shpreh se: – “Vendet e Ballkanit janë përballur dhe po përballen me shume sfida të karakterit ekonomik, politik, historik, luftërave të së shkuarës, tensionet ndëretnike, mungesa e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe jokonfliktual. Përballja dhe adresimi i këtyre sfidave kërkon vullnet politik, diplomaci, promovimi i paqes, dialogut ndërkulturor dhe edukimin e të rinjve me frymen e bashkëpunimit për një të ardhme të sigurtë në rajon. E rëndësishme është që të rinjtë si e ardhmja e vendit të marrin iniciativa që i shërbejnë paqes dhe zhvillimit”.
Gjatë vizitës studimore në Oher për shkrimin e këtyre artikujve, u moren një sërë opinionesh nga qytetarë të etnive të ndryshme. Ata u shprehen se politika e gabuar ka qënë dhe janë i vetmi faktor që ka ndikuar në përçarjen midis shteteve duke penguar zhvillimin dhe bashkëpunimin. “Nëse politika nuk do të na ndërhynte, bashkëjetesa midis grupeve të ndryshme të popullsië do të ishte në harmoni të plotë. Unë mendoj që politika krijon përçarje sepse nuk ka dallime mes njerëzve, nëse ata janë maqedonas, janë shqiptarë, turq, serb, romë apo egjiptianë”, është shprehur një shofer taksie që ka klientë të etnive të ndryshme. Të intervistuarit theksuan se janë të lodhur nga ndasitë politike dhe se koha është që të shtohet fokusi tek zhvillimi, ecja përpara dhe ndërtimi i urave të bashkëpunimit mes popujve në rajon.
“Ne jetojmë mjaft mirë me fqinj shqiptarë, kemi harmoni dhe jetojmë në paqe me ta” – tha Sebair, një banor i Gostivarit. “Gjuha dhe ndryshimet në tradita dhe kultura nuk duhet të jetë asnjëherë barrierë për brezat që po vinë, pavarsisht konflikteve që kanë ekzistuar nga brezat e vjeter”, kështu shprehet Nikolla Zafirov, banor i Vallandovës. Ai shprehet se edhe të moshuarit tani pavarsisht se nuk kanë studiuar gjuhët e njëri-tjetrit, ata kuptoheshin mjaft mirë mes tyre.
Megjithëse politika ka shërbyer si faktor përçarës, në këtë artikull duam të vëmë theksin tek elementët që na bashkojnë si vende të një rajoni. Nga opinionet e qytetarëve të thjeshtë maqedonas, shqiptarë, serbë, etj moren mendimet se janë disa element që i bashkojnë vendet e Ballkanit. Ata theksojnë që kulinaria ballkanike është një faktor që i bën bashkë. Rajoni dallohet edhe nga kuzhina ballkanike, e cila ka karakteristikë ushqime tradicionale që njihen nga të gjithë (byreku, qebapët, fasulet e furrës, sarma etj). Kafenetë janë një tjeter mjedis socializues që i bën bashkë të gjitha etnitë. Një tipar dallues në kulturen ballkanike për të gjithë popujt është mikpritja e ngrohtë, muzika tradicionale dhe traditat e përbashkëta fetare e kulturore.
Në kultivimin e këtyre traditave pozitive kanë ndikuar shumë faktorë që tek aktivitetet e përbashkëta, shkëmbimet kulturore mes të rinjëve, bashkëpunimet e organizatave të ndryshme, megjithëse janë akoma nisma të cilat pritet të kenë një impakt më të madh në vitete në vazhdim. Në kuadër të këtyrë nismave dhe iniciativave për nxitjen e bashkëpunimit mes kulturave dhe etnive të popujve të ballkanit, gjimnazistja Eda Jashari, theksoi se: “shpeshehrë shkolla organizon aktivitete ku nxënësit të grupeve etnike të ndryshme bashkëpunojnë, ndërveprojnë dhe shkëmbejne ide dhe mendime për të lidhur të rinjtë me njëri-tjetrin”. Ajo shprehet se të rinjtë kanë më shumë nevojë për aktivitete të tilla që të nxisin paqen harmoninë dhe fqinjësinë e mirë.
Në një opinion të saj, lidhur me mënyren se si mund të nxitet bashkëpunimi dhe paqja në rajon asistent/pedagoge, Lubjana Malaj, thekson se: “çështjet politike mund të prekin të rinjtë në mënyra të ndryshme por e rëndësishme është që të vihet theksi tek edukimi, dialogu efektiv, shkëmbimet e ekspeincave të të rinjve. Nëse ndërmerren iniciativa nga vetë të rinjtë payshim që do jenë të sukseshme dhe do t`i shërbejë një qëllimi akoma më të madh, kjo do të ishte mënyrën më e mirë për të sjellë ndryshimin e kërkuar në rajon”.
Profesoreshë Jasna Bachovska-Nediq shton lidhur me këtë çështje se: “Ne duhet të punojmë fort në zgjidhjen e tensioneve ndëretnike. Mënyra e vetme për të arritur këtë është përmes medias, arsimit, ekonomisë, kulturës, sektorit joqeveritar dhe me zbatimin e politikave me fokus nxitjen e harmonisë mes etnive. Mënyra më e mirë është zbatimi i politikave pozitive nga praktika të vendeve të tjera që kanë kapërcyer me sukses problemet e tyre kulturore dhe etnike, siç janë vendet skandinave. Antarësimi në BE do ta përshpejtonte këtë proçes gjithashtu, por për të arritur deri aty duhet ndërgjegjësim dhe një punë e madhe. “
Mesazhi i përbashkët i të gjithë qytetarëve për një Ballkan që të jetojë në harmoni, është se më shumë se kurrë na duhen ura bashkëpunimi dhe jo përçarje etnike!
Autorët:
Daniel Shikoski
Daniela Aleksoska
Anxhela Brahja
Adelina Shima