Letësisë për fëmijë, që siç shprehet Marin Soresku, është letërsia më e madhe në botë, e butë dhe e brishtë si copa e ngrohtë e bukës.
Letërsia për fëmijë është shumë e rëndësishme, jo vetëm për faktin që ajo lexohet nga brezat e së ardhmes, por sepse ushqen fëmijët me imagjinatë, dije dhe kultur. Ne e dimë tashmë që bota e tyre është bota e pafajsisë e dlirësis dhe e dashurisë, botë që shkrimtarët më të aftë munden ta përcjellin përmes rreshtash të shkruar me kujdes dhe delikates.
Duke qënë se letërsia e shkruar për më të pafajshmit e kësaj bote i drejtohet fëmijve të vegjël, kjo e bën atë hallkën më të rëndësishme të të gjithë zinxhirit të gjatë e madhështor të fjalëve, të rreshtave, të rrëfimeve dhe tregimeve, të të bukurës që ne e duam letërsisë.
Letërsia shqiptare fatmirësisht ka autorë shumë të mirë për fëmijë, të parim përmendim legjendarin Gaqo Bushaka, i cili na ka zbukuruar botën tonë fëmijnore me serinë e tij të librave ‘Aventurat e Gjeneral Çufos’ dhe vazhdon t’i dhurojë brezave që janë dhe që do të vijnë, të qeshura gazmore që të mbushin shpirtin me hare.
Vlen për tu përmendur fakti që kjo letërsi nuk reklamohet dhe nuk lakmohet aq sa duhet, por për këtë do të na duhet një artikull tjetër.
Por sot le ta lëvdojmë atë!