Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

VOA: Dita Botërore e Monumenteve, dhjetëra prej tyre në rrezik në Shqipëri

VOA: Dita Botërore e Monumenteve, dhjetëra prej tyre në rrezik në Shqipëri

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike në Shqipëri si pasojë e degradimit natyror, moskujdesit nga organet shtetërore apo dëmeve të shkaktuara nga dora e njeriut.

Një nga monumentet më të rrezikuara është “Muri i Portës” në Porto Romano, në Durrës, të cilin organizata kulturore europiane “Europa Nostra” e përfshiu pak kohë më parë në 11 objektet më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore europiane, por duke mos e klasifikuar në një listë me 7 objekte ku organizata pritet të ndërhyjë këtë vit me financime.

Monumenti arkeologjik “Muri i Portës” që daton nga periudha romake, përfshinte mbetjet e një muri, i cili mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës dhe ka qenë nën mbrojtjen e autoriteteve shqiptare që nga viti 1948 si Monument i Kategorisë së Parë.

“Muri i Portë”, thotë Geri Emiri i organizatës joqeveritare “Amfora” në Durrës, është dëmtuar rëndë vitet e fundit gjatë punimeve të kompanisë koncensionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring) për ndërtimin e portit në Porto Romano.

Në vitin 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi koncesionin për ndërtimin e një porti hidrokarburesh në Porto-Romano si dhe operimin e tij për një periudhë 35 vjeçare dhe kontrata u amendamentua në vitin 2020, kur kompanisë iu dha gjithashtu e drejta e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.

Sipas vlerësimit të ekspertëve të trashëgimisë gati gjysma e murit perëndimor është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme gjatë punimeve pas viteve 2020, ndërsa edhe pjesa tjetër mbetet e rrezikuar.

“Një zinxhir institucionesh të drejtësisë, kulturës dhe të territorit, dështuan të ndalonin dëmtimin e monumentit në Porto-Romano, megjithëse u sinjalizuan në kohë nga organizata “Amfora” , thotë zoti Emiri.

Vendndodhja e fragmentit të murit të mbetur sipas zotit Emiri është tepër e ekspozuar, nga ngarkim-shkarkimet e materialeve të portit të mallrave dhe ndotja nga aktiviteti i portit është një tjetër kërcënim.

I kontaktuar nga Zëri i Amerikës për një reagim lidhur me shpalljen e Monumentit “Muret e Portës” në Durrës në programin “7 më të rrezikuarit” në Europë në shkurt të këtij viti, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore tha se kishte marrë masat e nevojshme prej vitit 2019.

“Bazuar në Ligjin për Trashëgimine Kulturore dhe Muzetë, institucionet e specializuara në varesi të Ministrisë së Kulturës (sot Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit) që prej vitit 2019, kanë marrë të gjithë masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin ne fuqi për trashëgiminë kulturore për ndërhyrjet në objektin pasuri kulturore ‘Muret në Porto Romano’, Durrës,” thuhej në përgjigjen e Insitutit për Zërin e Amerikës./VOA