“Një triologji për të mos u humbur – Pjesa e Parë” nga Klea Cërri

“Një triologji për të mos u humbur –  Pjesa e Parë” nga Klea Cërri

Kohët e fundit më intrigoi triologjia ‘Tatiana dhe Aleksandri’ e shkruar nga Paulina Simons. Më pëlqeu shumë sepse në motivet kryesore të romanit ishin të shumtë; trajtohej kulti i familjes, dashuria e prindërve për djalin në krahasim me vajzat, dashuria e motrave për njëra-tjetrën, ;kulti i shoqërisë interesat midis shokëve, sa të vërtetë janë ata që e vetëquhen shokë të ngushtë; kulti i dashurisë sesi sakrifikohet në emër të saj edhe gjejë më e shtrenjtë që mbart njeriu në vetvete; kulti i regjimit të egër që i gropos njerëzit e vet për së gjalli; kulti i luftës se çfarë i bën ajo njeriut, sesi e tjetërson dhe çfarë i merr individit që bëhet pjesë e saj.
Motivi bazë i gjithë triologjisë është dashuria e madhe që Aleksandri dhe Tatiana kanë për njëri tjetrin, që tejkalon çdo normë të shkruar e çdo moral të rrënjosur nëpër familjet ruse, por jo vetëm.


Them kështu sepse Aleksandri na ishte i dashuri i motrës së madhe të Tatianës, një kaçurrelsjeje të bukur me sy të zinj, por ata ranë në mëkatin e tyre të dashurisë pa e ditur këtë fije të padukshme që i lidhte së bashku.


E ulur në një stol, veshur një fustan me lule të kuqe duke ngrën akullore dhe duke kënduar ‘Do shihemi në Lvov e dashura ime dhe unë’, Tatiana i përngjasonte një zane të zbritur nga qielli, e ç’mund të bënte tjetër përveçse të binte në dashuri një oficer i pafat si Aleksandri?
Dashuria e tyre lindi me shikim të parë. Ata u ndjen të njëri-tjetrit, por Dasha ndodhej në mesin e tyre. Tatiana 18 vjeçare nuk donte ta lëndonte motrën e saj më të madhe, nuk dëshironte të ishte motra që vidhte të dashurit e motrës tjetër. Ajo e dëshironte Aleksandrin, Surën e saj për vete, por njëkohësisht dëshironte që edhe motra e saj të ishte e lumtur.
Përgjatë vëllimit të parë(për të cilin po flas sot) ndeshim disa skena, ku Tatianës i kërkohet të lëri ata të dy vetëm, që ata të mund të flisnin zemra zemrës të dy dhe të kryenin marrëdhënie me njëri-tjetrin. Por pavarësisht kësaj Tatiana e dashuroi Aleksandrin dhe ai atë, por teksa i lexoja këto situata ndjeja sikletin e madh që ndjente Tatia, por kurrë nuk munda ta kuptoha Surën e saj.


Lufta qe e ashpër në Leningrad, uria e mundi të gjithë familjen e Tatias, që mbeti e vetme në këtë botë përveçse me dashurinë për Aleksin e saj amerikan.


Pa asnjë pengesë, me të gjithë familjarët e futur nën dhe ata martohen për t’i dhënë një emër dashurisë së tyre, por lufta e thërret Aleksandrin, i cili duhet të kthehet në front. Vrazhdësia e tij është e pakuptueshme, mendonte se nëse sillej keq me të ajo do ta harronte, sjellje arrogante prej një djali që e dinte që ishte i plotfuqishëm mbi të.


Nuk t’jua tregoj se çfarë ndodh, sepse dua që të jeni kurioz dhe ta lexoni, kështu ju vetë mund t’i takoni ata të dy te ‘Kalorësi i Bronztë’ dhe të ndjeni fillimet e dashurisë së tyre. Dashuria midis një ushtari dhe një infermjerjeje të re, që e zgjodhi këtë profesion si mundësinë e vetme për të qënë pranë tij, atëherë kur ai të kishte më shumë nevojë për të. E në perëndimin e një dite të ashpër ruse, një vajzë e re shtatzanë me një karakter të kthyeshëm rus, niset drejt lirisë, të dhuruar nga një djalë amerikan që iu rrëmbye kombësia, duke jetuar si rus për të përqafuar komunizmin.


Ka kaq shumë gjëra që dua t’ju tregoj rreth atyre të dyve, sa do të na duhej të fornim një klub libri për t’i diskutuar.