Shpeshherë pyesim veten nëse konsumimi i kafesë është i mirë apo i keq për shëndetin tonë.Vitet e fundit janë bërë studime të shumta për përfitimet shëndetësore të pirjes së saj dhe shumë prej tyre kanë qenë pozitive.
A është vërtet e mirë kafeja?
Në vitin 1991 Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e klasifikoi kafenë si një “kancerogjen të mundshëm”.
Ndërsa pas disa vitesh, ata thanë se “nuk ka asnjë provë përfundimtare se konsumimi i saj është kancerogjen.
Kafeja zvogëlon rrezikun e disa lloje kanceresh
Sipas një studimi të publikuar në revistën mjekësore britanike “BMJ”, kafeja përmban më shumë se 1,000 substanca, shumë prej të cilave kanë veti anti-inflamatore dhe antikancerogjene.
Redukton rrezikun e sëmundjes së Alzheimerit
Kafeja përmban sasi të mëdha të kafeinës, e cila ndikon në funksionet e trurit. Njerëzit që vuajnë nga humbja e kujtesës duket se kanë nivele të ulëta të kafeinës në gjakun e tyre, dhe për pasojë ata mund të preken nga demenca gjatë kalimit të viteve.
Zvogëlon rrezikun e prekjes nga Parkinsoni
Parkinsoni është një sëmundje kronike e sistemit nervor qendror që karakterizohet nga dridhjet e trupit. Studimet kanë treguar se kafeja, përveçse ka efekte neuroprotektive gjatë zhvillimit të sëmundjes së Parkinsonit, gjithashtu mund të ndihmojë me simptomat fizike të kësaj sëmundjeje.
Parandalon dëmtimin e ADN-së
Pirja e kafesë mund të parandalojë dëmtimin e ADN-së si dhe ul rrezikun për tu prekur nga sëmundje të ndryshme.
Mbron zemrën
Për shumë kohë është rekomanduar se personat që kanë ritme jonormale të zemrës duhet të shmangin kafeinën pasi rrit rrezikun e sulmeve në zemrës dhe goditjes në tru. Por, në një hulumtim në vitin 2018 tregon se pirja e kafesë mund të zvogëlojë frekuencën e fibrilacionit atrial deri në 13%. Duket se personat që pinë kafe kanë 19% më pak shanse të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 30% më pak mundësi të vdesin nga një goditje në tru.