Të përdorur dhe të flakur – Anila Prifti

Të përdorur dhe të flakur – Anila Prifti

Te perdorur dhe te flakur

Sot u njoftova qe nje televizion kombetar vendosi t’i kaloje korrespondentet e vet me honorare te lodhura. U hoqi pagesen mujore dhe i futi ne listen e ‘bashkepunetoreve te jashtem’ nje term qe ne realitet do te thote: pune pa siguri, pa kontrate, pa te ardhme. Disa prej tyre kane me shume se nje dekade ne terren, kane raportuar nga vendngjarje, kane mbajtur gjalle nje minimum dinjiteti per publikun. Sot jane te panevojshem.

Sepse sot lajmi nuk pritet, nuk kerkohet, nuk vjen me nga vendi i ngjarjes; lajmi prodhohet, ne redaksi, nga njerez qe nuk pyesin, por lexojne. Dhe ne nje kohe ku gjithcka mund te jete ‘lajm’, gazetari eshte ai i tepermi.

E njejta skeme eshte pare diku tjeter. Ne Hungari, qeveria u forcua, mediat u blene nje nga nje dhe gazetaret qe nuk pranuan te heshtnin, u pushuan. Ne Poloni, pas ndryshimit te pushtetit, u pastruan mediat publike brenda ditesh. Ne Serbi, gazetaria u shtyp me kontrolle, presione dhe mbyllje zyrash lokale. Ne te gjitha keto raste, nuk pati proteste te vertete, sepse heshtja u be norme. Ne po bejme te njejten gje, me bute, por me cinizem.

Gazetaria ne Shqiperi nuk po vdes sot. Ajo ka kohe qe eshte ne agoni. U perdor politikisht, u fye publikisht, u keqpagua dhe u detyrua te heshte ne kembim te mbijeteses. Pushteti e shtrydhi sa i duhej dhe tani qe nuk ka me nevoje per fasade, e flak tej. Opinioni e shikon si nje profesion te kompromentuar, jo sepse nuk ka gazetare te mire, por sepse askush nuk i mbrojti kur duhej. Profesioni nuk ka me reputacion, nuk ka peshe.

Sot, edhe brenda redaksive, ndjehet nje lloj dorezimi. Askush nuk lufton per te verteten sepse ajo nuk ka me treg; luftohet vetem per nje vend pune, per nje pagese, per nje vend ne skemen e heshtjes. Dhe kur ndonje guxon te flase, vihet menjehere ne levizje mekanizmi i diskreditimit: ‘Edhe ky eshte si te tjeret’….

Keshtu, nje profesion qe dikur ngjallte respekt, sot perfundon i padukshem, i paperfillshem, si mbetje pas zgjedhjeve, pa mbrojtje, pa vlere. Dhe neser, kur te mos kete me kush te shkruaje per padrejtesite, per zhvatjet, per humbjet, do te jete vone per t’u kujtuar per gazetaret, ashtu sic eshte gjithmone vone kur humb dicka qe nuk e vleresove ne kohe.

Anila Prifti