Dubai po ndërton aeroportin më të madh në botë, do t’u shërbejë 260 milionë pasagjerëve

Dubai po ndërton aeroportin më të madh në botë, do t’u shërbejë 260 milionë pasagjerëve

Edhe një herë sytë janë nga Dubai. Vendi i cili ka habitur botën me shumë befasi, po synon të ndërtojë aeroportin më të madh dhe më spektakolar në botë. 

Siç raporton “Al Jazeera”, puna për zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar “Al Maktoum” tashmë ka filluar.

Kur të përfundojë aeroporti, ai do të jetë më i madhi në botë.

Kryeministri dhe nënkryetari i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, tha të dielën se aeroporti i ri do të jetë pesë herë më i madh se aeroporti aktual ndërkombëtar i Dubait.

Do të ketë pesë pista, 400 porta dhe me kapacitet për të shërbyer deri në 260 milionë pasagjerë në vit, sipas asaj që është paralajmëruar zyrtarisht, padyshim do të jetë më e ngarkuara.

Të gjitha operacionet e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait do të transferohen, gradualisht gjatë viteve të ardhshme, në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum.

“Dubai do të bëhet aeroporti i botës, porti i tij dhe qendra e re globale”, thekson Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Paul Griffiths, shefi ekzekutiv i Dubai Airports, tha se këto lëvizje do ta vendosin Dubain si një qendër kryesore ndërkombëtare e aviacionit.