Miri për Selin: “Kush e bëri B**** të famshme!”

Miri për Selin: “Kush e bëri B**** të famshme!”

Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i grupit “West Side Family” dhe ish-banor i “Big Brother VIP Albania 5”, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim që po ngjall diskutime të shumta.

Në publikimin e tij në Instagram, ai shkruan:

“Dhelpra kur nuk i kapi rrushët sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale se nuk është turp! Ps. Tfala nga 006-ta.”

Ndërkohë, në përshkrimin e postimit, Miri shton edhe një mesazh tjetër që është interpretuar si provokues:

“Who made that b famous 🤫” (“Kush e bëri të famshme atë?”).

Edhe pse artisti nuk përmend asnjë emër, shumë ndjekës kanë aluduar se mesazhi mund të jetë një referencë për fituesen e “Big Brother VIP Albania 5”, Selinin. Interpretimet lidhen me marrëdhënien e tensionuar që dyshja pati gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë spektaklit, Miri dhe Selini u përfshinë në disa përplasje që u komentuan gjerësisht nga publiku. Një nga episodet që mori më shumë vëmendje ishte edhe e ashtuquajtura “historia e krevatit”, e cila u kthye në një prej temave më të diskutuara të sezonit.

Edhe pas përfundimit të formatit, raporti mes tyre ka vijuar të jetë objekt spekulimesh, ndërsa postime dhe deklarata të ndryshme janë interpretuar herë pas here si mesazhe të tërthorta mes ish-banorëve.

Megjithatë, deri në këtë moment, Miri nuk ka konfirmuar se kujt i drejtohet postimi i tij, ndërsa edhe Selini nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me interpretimet që po qarkullojnë në rrjet.