Nga Arkid Abdullaj
Një histori suksesi shqiptare po merr vëmendje në arenën ndërkombëtare të modës. Soraya, një vajzë me origjinë shqiptare që jeton në Belgjikë, është bërë pjesë e garës prestigjioze “Top Model Belgium 2026”, duke përfaqësuar me krenari komunitetin shqiptar jashtë vendit.
Kandidatja shqiptare po konkurron mes shumë pjesëmarrësve nga vende të ndryshme, në një event që synon të zbulojë dhe promovojë talente të reja në industrinë globale të modës. Pjesëmarrja e saj shihet si një tjetër dëshmi e potencialit dhe ambicies së të rinjve shqiptarë në skenën ndërkombëtare.

Ndërkohë, organizatorët kanë hapur edhe votimin online, ku publiku mund të japë mbështetjen e tij për kandidaten e preferuar. Votat e publikut janë një faktor i rëndësishëm në ecurinë e konkurrentëve dhe mund të ndikojnë drejtpërdrejt në kalimin e saj në fazat e mëtejshme të garës.
Për Sorayën, kjo garë është një hap i rëndësishëm drejt një karriere ndërkombëtare në modeling, ndërsa për shqiptarët, është një moment krenarie që një bashkëkombëse po përfaqëson denjësisht vendin në një event të tillë.
VOTONI NË: https://topmodelbelgium.voteforme.click/vfm/170-soraya/
