Nuk ka paqe nën flutura – Poezi nga Mimoza Marjanaku

Nuk ka paqe nën flutura – Poezi nga Mimoza Marjanaku

Nuk ka paqe nën flutura

Fluturat pushtuan shtëpinë:

në divan, në shtrat, në tavan.

Mësova të bashkëjetoj.

Këmbëngulëset i merrja me vete,

të shihnin rrugët e qytetit.

Një ditë

i rrëmbeve,

m’i vure kundër.

U veshe kostume lufte.

Vrava fluturën e parë

që më sulmoi sytë.

Burgosur,

do të shtyj pjesën që ka mbetur.

M.M, fund tetori 2025