Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor të Durrësit është një aktivitet i përdyvitshëm në lëmin e artit pamor dhe ky vit është edicioni i parë i saj, e cila ka si qëllim shpërfaqjen dhe spikatjen e vlerave artistike të së tashmes tonë nëpërmjet qasjes konceptuale dhe filozofike të artistëve bashkëkohor mbi temën: “Inteligjenca artificiale: e ardhmja hibride”.
Një reflektim mbi të tashmen teknologjike dhe sesi ky përparim i vrullshëm teknologjik ndikon në gjithëformimin dhe në gjithëbërjen e jetës së njeriut bashkëkohor.
Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohore të Durrësit kërkon, jo vetëm të bëjë bashkë qasje filozofike, konceptuale, antropologjike, semiotike dhe artistë nga kombe të ndryshme, por mbi të gjitha kërkon të hulumtojë të pakdukshmen metafizike, atë që vetëm inteligjenca artificiale mund ta depërtojë e për rrjedhojë ta parashikojë, duke vendosur në teh të mëdyshjes të ardhmen hibride të njerëzimit.
Artistët janë pararoja e çdo zhvillimi shoqëror dhe sistemi politik e si të atillë ata me largpamësinë e tyre nuk mund të qendrojnë të heshtur mënjëanë karshi këtij fenomeni që e shpien njerëzimin përpara: “Inteligjencën artificiale”, e cila njëkohësisht përpos gjithëpërfshirjes zhvillimore, rrezikon thelbësisht ekzistencën e vetë qenies njerëzore dhe gjallesave të tjera që popullojnë planetin Tokë, duke i dhënë mundësinë të panjohurës me të “ardhmen hibride”, për rikrijimin në zanafillë të një jete, të një përmase dhe të një ekzistence të re.
Kjo si për të thënë dhe për të dëshmuar nëpërmjet veprave të artit bashkëkohor shëmbëllimin e bashkëkohësinë tonë në të cilën jetojmë dhe të pa qenën që na pret për të ardhmen e pajetuar.

