“Të paktën sonte” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Të paktën sonte” – Poezi nga Mimoza Marjanaku

“Të paktën sonte”

Kanë bujtur sonte minuta franceze

në shtëpinë time

me stil francez –

“një portokall mbi tavolinë,

kafe dhe qumësht” .

Ndricim qirinjsh,

shtrire në kanape,

mbështjellë kokë e këmbë

me poezi alla Jacques Prévert.

Një gotë shampanje më shtyu në ngasje –

shtrydha pak qershi përmbi,

mbylla sytë..

Axel von Fersen

hyri ne dhome,

une ,

nje Maria Antoaneta

e papenduar.

Të paktën sonte,

bëjmë dashuri

në qytetin më të bukur në botë.

Çome në Paris, të lutem!

Të paktën sonte!

M. M 07/07/2025