Vjeshtë–Dimër 2026, Marine Serre prezanton “The Grace of Time”

Vjeshtë–Dimër 2026, Marine Serre prezanton “The Grace of Time”

Për sezonin vjeshtë–dimër 2026, Marine Serre zbulon koleksionin “The Grace of Time”, të konceptuar si një meditim mbi kohën, mjeshtërinë artizanale dhe trashëgiminë. Më shumë sesa një koleksion sezonal, ai përfaqëson një vizion, veshje të menduara për të zgjatur, për t’u transformuar dhe për t’u mbushur me kujtime.

Pjesët shndërrohen në vepra të gjalla, ku artizani dhe inovacioni dialogojnë përmes mëndafshit të ricikluar (upcycled), jacquard-eve të qëndisura, jersey-t të skulpturuar dhe një sportswear-i teknik. Dhe çfarë mund të ishte më e natyrshme sesa një dialog me muzeun më ikonik të Francës për të festuar këtë tension mes trashëgimisë dhe kohës moderne?

Burim i madh frymëzimi për stilisten, Musée du Louvre shndërrohet në një hapësirë shkëmbimi mes arkivit dhe ateliesë, mes trashëgimisë dhe riinterpretimit bashkëkohor.

Në qendër të një kapsule që do të lançohet në prill është La Joconde e Leonardo da Vinci. E fragmentuar dhe më pas e rikompozuar mbi trup si një mozaik i gjallë, imazhi i saj sjell në jetë pesë “looks” që e vendosin historinë në lëvizje.

T-shirt-e dhe medalje suvenirësh të Louvre-it priten, riorganizohen dhe rishkruhen vizualisht në një qasje të qartë upcycling. Veprat dalin nga muret e muzeut për të hyrë në përditshmëri, ndërsa Louvre i jep “carte blanche” Marine Serre për të pushtuar vitrinat e tij.