Nga Susan David
“Sawubona.” Në Afrikën e jugut, vendi prej nga vij unë, fjala “sawubona” përdoret nga Zulu-t dhe do të thotë “përshëndetje”. Ka një qëllim të bukur dhe të fuqishëm pas kësaj fjale, sepse fjalë për fjalë “sawubona” do të thotë “unë të shoh ty dhe duke të parë ty, të bëj të ekzistosh.” Imagjinoni të përshëndeteni në këtë mënyrë, sa bukur do të ishte! Por çfarë do të thotë, në mënyrën se si ne e shohim veten tonë? Mendimet, emocionet dhe historitë tona, të cilat na ndihmojnë të lulëzojmë në një botë gjithnjë e më të ndërlikuar dhe të tensionuar? Kjo pyetje ka qenë në qendër të punës së jetës time, sepse mënyra se si ne përballemi me botën tonë të brendshme, drejton gjithçka. Çdo aspekt, se si ne dashurojmë, se si ne prindërojmë dhe sesi ne udhëheqim.
Mënyra tradicionale se si shohim emocionet si të mira apo të këqija, pozitive apo negative është e ashpër. Dhe ashpërsia në fytyrën e kompleksuar është toksike. Ne kemi nevojë për nivele më të larta të zhdërvjelltësisë emocionale për qëndrueshmëri dhe zhvillim të vërtetë.
Bukuria e jetës është e pandashme nga brishtësia e saj. Ne jemi të rinj deri sa reshtim së qeni. Ne ecim në rrugë të pashëm, derisa një ditë ne kuptojmë që jemi të padukshëm. Ne i bezdisim fëmijët tanë derisa një ditë ne kuptojmë që mbetet heshtja, aty ku dikur ishte ai fëmijë, tashmë duke krijuar rrugën e tij ose të saj në botë. Ne jemi të shëndetshëm derisa një diagnozë na gjunjëzon. E vetmja siguri është pasiguria, por ne ende nuk e lëmë këtë dobësi me sukses apo me qëndrueshmëri.
Organizata Botërore e Shëndetit na tregon se, depresioni është shkaku i vetëm që po na drejton në paaftësi globale, duke ia kaluar kështu kancerit, duke ia kaluar kështu problemeve të zemrës. Dhe në kohën e kompleksitetit më të madh, ndryshimeve më të papritura teknologjike, politike dhe ekonomike, jemi duke parë sesi njerëzit janë duke u bllokuar me ashpërsi, gjithnjë e më shumë ndaj emocioneve të tyre. Ngecim në mendjet tona. Viktima të lajmeve me të cilat ushqehemi. Në anën tjetër duhet të kristalizojmë emocionet tona duke i lënë mënjanë dhe duke shfaqur vetëm ato emocione që konsiderohen të lejueshme.
Në një sondazh kryer së fundmi me mbi 70.000 njerëz, zbulova se një e treta prej nesh, ose e gjykojmë veten për të shumë përfolurat “emocione të këqija”, si dëshpërimi, egërsimi dhe mjerimi, ose përpiqemi t’i lëmë mënjanë këto ndjenja. Këtë nuk ia bëjmë vetëm vetes, por edhe njerëzve që duam më shumë, si fëmijëve tanë , të cilët padashje i turpërojmë nga emocione që shihen si negative, kalojmë tek një zgjidhje dhe dështojmë për t’i ndihmuar ata që t’i shohin këto emocione në thelb si të vlefshme. Të sëmurëve me kancer automatikisht i thuhet, të qëndrojnë pozitivë, grave të ndalojnë së qeni të nevrikosura dhe lista vazhdon. Është tirani e pozitivitetit, është mizore, e ashpër dhe e paefektshme. Dhe ia bëjmë vetes dhe të tjerëve. Nëse ka një të ardhme të përbashkët dyshuese, konservuese të pozitivitetit të gënjeshtërt, është kjo! Ti mund të mendosh se je duke i kontrolluar emocionet e padëshiruara, kur je duke i injoruar ato, por në të vërtetë ato të kontrollojnë ty. Dhimbja e brendshme, gjithnjë del jashtë. Gjithnjë! Dhe kush e paguan? Ne! Fëmijët tanë! Kolegët tanë! Komuniteti ynë! Unë nuk jam një njeri kundra lumturisë. Madje jam një njeri mjaft i lumtur, por kur ne i lëmë mënjanë emocionet normale për të përqafuar pozitivitetin e shtirur, ne humbim kapacitetin për të zhvilluar aftësitë për t’u përballur me botën ashtu siç është, jo siç ne do të dëshironim të ishte.
Njoh qindra njerëz, të cilët më thonë se çfarë nuk duan të ndiejnë. Thonë “Nuk dua të përpiqem, sepse nuk dua të ndihem i zhgënjyer.” Ose, “Dua vetëm të më largohet kjo ndjesi.” “Të kuptoj,” i përgjigjem, “Por ju keni qëllimet e njerëzve të vdekur.” (Qesh) Vetëm të vdekurit nuk ndiejnë kurrë padëshirë ose shqetësim nga ndjenjat e tyre. Vetëm të vdekurit nuk stresohen, nuk u thyhet zemra, nuk përjetojnë zhgënjimin që vjen me dështimin. Kur ti ndien emocione të forta, mos nxito për t’i larguar ato. Mësoi konturet e tij, tregoja ditarit të zemrës tënde. Çfarë është duke të thënë emocioni? Dhe përpiqu mos të thuash “unë jam” sikur, “unë jam i nevrikosur” ose “unë jam i trishtuar.” Kur ti thua “unë jam”, tingëllon sikur ti je emocioni. Ndërkohë që ti je ti dhe emocioni është një burim të dhënash. Përpiqu të kuptosh ndjesinë përse është e tillë: “Unë ndiej se jam i trishtuar për shkak të…” ose “Unë ndiej se jam i nevrikosur për shkak të…” Këto janë aftësitë esenciale për ne, familjet tona, komunitetin tonë. Në kërkimet që kam bërë për të zbuluar se çfarë i ndihmon njerëzit të sjellin më të mirën e tyre në punë, zbulova një çelës të fuqishëm kontribues, “konsideratën individuale.” Kur njerëzve u lejohet të ndiejnë emocionet e tyre të vërteta, angazhimi, kreativiteti dhe risitë lulëzojnë në organizim. Diversiteti nuk janë vetëm njerëzit, por është dhe ajo çka është brenda njerëzve, përfshirë këtu dhe emocionet. Njerëzit më të shkathët, njerëzit më elastikë, skuadrat, organizatat, familjet, komunitetet janë ndërtuar mbi një çiltërsi të emocioneve normale njerëzore. Është kjo, ajo që na lejon neve të themi: “Çfarë po më thotë emocioni im?”, “Cili veprim mund të më drejtojë në vlerat që kam?”, “Cili do të më largojë prej tyre?”
Duke parë në brendësi të vetes tënde, do të jesh në gjendje të shohësh dhe në atë të të tjerëve gjithashtu, e vetmja mënyrë e qëndrueshme drejt një bote delikate dhe të bukur.