Psh: kujtohet Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali, Aleksandri i Madh, Homeri, Eskili, Sokrati, Aristoteli, Teuta, Genti, dy Batot, Gjergj Araniti, Lek Dukagjini, Napoleoni, Shekspiri, Da Vinçi, Mikelanxhelua, Enveri, Zogu, Migjeni, Poradeci, Noli, Fishta, Naimi, Abdyli, Çajupi, Azdreni, Mjeda, etj. Kujtohen më shumë ata që kanë bërë të mira… por edhe ata që kanë bërë të këqija, sigurisht varet nga madhësia e të mirave dhe të këqijave të tyre. Pra njeriu është vepra që lë pas, mund të jetë fëmijët, puna që ka bërë, posti zyrtar, vepra artistike, sjellja, morali, virtytet etj, sa më e madhe mirësia ndër njerëz aq më shumë kujtohet, sa më e vogël mirësia aq më pak kujtohet, dhe sa më e madhe keqbërja aq më shumë kujtohet, sa më e vogël keqbërja aq më pak kujtohet… Pra mallkimi më i madh për njeriun është mos të kujtofshin as fëmijët e tu, ose kur nuk ke.., as të afërmit e tu…
Në zemrën e një popullit mbetet vetëm ai që e meriton të ngelet!