Një triologji për të mos u humbur pjesa e tretë

Një triologji për të mos u humbur pjesa e tretë

Aleksandri dhe Tatiana e rigjetën njëri-tjetrin dhe vazhduan historinë e tyre të dashurisë. Por si jetuan ata me kujtimet e vdekjeve dhe mjerimeve që mbartnin në kurriz? Si jetuan ata kur më në fund gjetën fundin e lumtur dhe nuk kishin më pengesa para tyre? Çfarë bëjmë ne frymorët kur kemi arritur gjithçka që donim, plotësuam lumturinë dhe na mbetet thjeshtë ta jetojmë të qetë e falenderues?


Nuk mundemi. Ka gjithmonë diçka që na pengon, diçka që na prish çastet e lumturisë dhe na rikthen në të kaluarën.


Kjo i ndodhi dhe Aleksandrit e Tatinës, ata duke gjetur njëri-tjetrin kishin humbur vetveten, por pa praninë e shpirtrave të tyre nuk bënin dot, kështuqë dashuroheshin duke pritur që jeta t’i dhuronte lumturi, atë ç’ka nuk mundnin dot ta krijonin midis tyre.


Duke rritur të birin mundoheshin të mbushnin boshllëqet e shpirtrave të tyre, duke i dhuruar atij dashuri pa kushte e duke i krijuar një situatë të shëndetshme familjare.
Vitet kalonin ata u përballën me ndryshimin që i krijonte koha, ata qëndruan të fuqishëm përpara çdo gjëje edhe mungesës së një fëmije të dytë për një kohë të gjatë.
Puna e Aleksandrit dhe shoqërimi i tij me persona të papërshtatshëm për një jetë familjare dhe vazhdimësia e punës si infermiere e Tatianës i hapi mjaft probleme dhe pakënaqësi.
Por gjithçka ndryshoi kur në jetën e tyre erdhi një jetë e re, foshnjore plot hare dhe pas tij edhe tre jetë të tjera. Një familje e madhe u bë një famiëje e lumtur, por tmerri i luftës nuk iu nda atyre.


Djali i tyre i madh Antoni duke dashur dëshpërimisht të bëhej si i ati shkon në luftë, në Vietnam plot ideale dhe shpresë për të ardhmen.
Shpëtimtari i tij u bë babai të cilit ia mohoj të drejtën për t’ia mbushur mendjen që të mos nisej që në fillim.


Por si vazhdoj jeta e tyre? Çfarë bënë ata si jetuan? A u kthyen vallë ndonjëherë në Leningrad, tek ai stol kur u panë për herë të parë , që Tatiana të hante një akullore e të këndonte ‘Do takohemi në Lvov e dashura ime dhe unë’?
Lexojeni do të kënaqeni, pavarësisht tejzgjatjes së autores mbetet një histori mbreslënëse.