Një tjetër narrativë që mbështetet në stereotipet gjinore është justifikimi i sjelljeve agresive tek djemtë me motivacionin se “djemtë janë djem” dhe kjo nënkupton se sjelljet e dhunshme janë normale dhe të pranueshme “se kështu janë çunat”.
Por, çfarë thonë profesionistët për këtë gjë? A ka ndonjë të vërtetë biologjike në këtë mes?
Psikologia dhe psikoterapistja @Arilda Dushaj, na sqaron se agresiviteti është sjellje që i ka rrënjët në ndjenja si zemërimi dhe se është krejt normale që të dyja gjinitë të përjetojnë zemërim.
Megjithëse ka disa dallime biologjike, si për shembull prania e testosteronit tek djemtë, që i bën më impulsiv, kjo nuk justifikon agresivitetin/dhunën si sjellje.
Pranimi i sjelljeve të dhunshme si shprehje të shëndetshme të ndjenjave/emocioneve negative lidhen me elementë shoqërorë-kulturorë dhe ka të bëjë kryesisht me mënyrën sesi ne si shoqëri zgjidhim konfliktet, interpretojmë pushtetin dhe suksesin.
Rëndom në shoqëri promovojmë modele të gabuara të djemve, ku të suksesshëm, të fortë dhe zotë janë ata që i zgjidhim konfliktet me dhunë, e pse jo edhe me vrajse. I njëjti model theksohet edhe në media ku banaliteti mbizotëron dhe hapësirë u jepet këtyre rasteve që promovojnë modelin toksik të burrërisë dhe forcës.
Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë këtu: https://youtu.be/Bhk4HlUmBUA për një bisedë të thelluar mbi agresivitetin, normat shoqërore, ndikimin e familjes, medias dhe rrjeteve sociale në sjelljet e dhunshme të adoleshentëve.
Djemtë dhe burrat nuk lindin të dhunshëm, ata i rrisim ne të tillë përmes modeleve të gabuara në familje, shoqēri dhe media.
“Përtej kornizave” është pjesë e projektit “Rruga drejt narrativave përfshirëse”, që zbatohet nga Anna Lindh Foundation dhe synon të luftojë përhapjen e dezinformimit dhe çinformimit në disa shtete të përzgjedhura Euro-Mesdhetare. T’i japim fund çinformimit para se të nisë.