“SOT ËSHTË PASHKË”
Kthehem gjithmonë
në shtëpinë e vjetër.
Aty
është ende dhoma ime –
Komodina,
mbi të
një kané e një gotë
në një çentro të bardhë,
në anë te krevatit
me ballca druri ,
ku dremit
kukulla,
shoqja ime e fëminisë,
mbi jastëkun me dantella
nga paja e nënës.
Në oborr,
kur linda unë,
babi
mbolli një kumbull.
Ajo më priti
me dashuri peme,
me erë toke
e lule te bardha.
Aty
është kolibja e Bubit
që nuk nuhat më,
por kur më njeh,
gëzon si atëherë
kur ishim të vegjel.
Të gjithë
jemi rritur në këtë shtëpi;
vetëm mami ka mbetur nuse,
e babi dhëndër…
si atëherë
kur unë vizatoja
ne faqen e fundit te Abetares
veten nuse
dhe dhëndër,
një djale
që kisha parë në ëndërr.
…SOT ËSHTË PASHKË.
M.M 19 / 04/2025
