Dalin në rrjet emrat e qeverisë teknike: Marin Mema kryeministër, Fatma Haxhialiu te Bujqësia, Fjoralba Ponari te Turizmi

Dalin në rrjet emrat e qeverisë teknike: Marin Mema kryeministër, Fatma Haxhialiu te Bujqësia, Fjoralba Ponari te Turizmi

Një dokument që po qarkullon në rrjetet sociale pretendohet se paraqet përbërjen e një “qeverie teknike” me emrin “Shqipëria e Re”, të propozuar me emrat e grupit më të përfolur të protestës.

Sipas dokumentit, i cili mban formatin e një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, në krye të qeverisë së propozuar vendoset gazetari dhe moderatori Marin Mema në rolin e kryeministrit. Në listë shfaqen gjithashtu emra të njohur të ekranit dhe jetës publike, ku Fatma Haxhialiu propozohet si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ndërsa Fjoralba Ponari si ministre e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Në dokument përmenden edhe emra të tjerë si Zhaklin Lekatari në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gentjan Progni në Infrastrukturë dhe Energji, Arlind Qori në Ekonomi dhe Inovacion, Florian Binaj në Punët e Brendshme, Adriatik Lapaj në Drejtësi, Agron Shehaj në Financa, Osman Stafa në Shëndetësi, Elena Kocaqi në Arsim dhe Visuar Dalipi në Mbrojtje.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar mbi autenticitetin e këtij dokumenti. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një propozim real apo një provokim në rrjetet sociale për të testuar se si do të pritej nga publiku ideja e një qeverie teknike me figura të njohura nga media, aktivizmi dhe jeta publike shqiptare pasi kjo e fundit përmban një datë të dyshimtë që përkon me muajin prill të një viti më parë.