Keishli Alia i drejtohet Grida Dumës:  “Pse nuk bëhet një emision sesi Credins Bank ka 600 hektarë tokë?”

Keishli Alia i drejtohet Grida Dumës:  “Pse nuk bëhet një emision sesi Credins Bank ka 600 hektarë tokë?”

Blogerja dhe influencerja shqiptare Keishli Alia ka reaguar përmes rrjeteve të saj sociale lidhur me një çështje që, sipas saj, meriton më shumë vëmendje publike dhe mediatike.

Në një postim të publikuar së fundmi në insta-story, Alia i është drejtuar Grida Dumës, duke ngritur pyetje mbi mungesën e trajtimit të pretendimeve për një sipërfaqe të konsiderueshme toke në zonën e Zvernecit. 

Sipas saj, debati publik po përqendrohet te individë të veçantë dhe protestues, ndërsa çështje që lidhen me mjedisin dhe zhvillimin urban qëndron tjetër-kund.

Më fal zonja Duma, pse nuk bëhet një emision sesi Credins Bank ka 600 hektarë në Zvernec, po merret me individin e lirë protestues? Po na jepni bar, një vend ku nuk ka mbetur më asnjë centimetër gjelbërim”, shkruan Alia në reagimin e saj.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim publik nga Grida Duma apo nga institucionet dhe palët e përmendura në postim.

Shënim: Pretendimet e shprehura në reagimin e Keishli Alisë janë pjesë e deklaratave të saj publike në rrjetet sociale dhe nuk përbëjnë qëndrime të verifikuara nga redaksia.Ne kemi kërkuar qëndrimin zyrtar në e-mail palës së përmendur.

Reagimi