Kush mendoi se shtatzënia do ta ndalte Dafinën, gaboi rëndë!

Dafina Zeqiri po pret fëmijën e saj të dytë, por shtatzënia nuk i ka ngadalësuar aspak ritmin. Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit pamje të reja ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur, ndërsa vijon të jetë aktive në skenë dhe në angazhimet e saj profesionale.

Edhe këtë herë, ashtu si gjatë shtatzënisë së parë, Dafina po dëshmon se nuk ka ndërmend të bëjë pauzë. Përkundrazi, ajo vazhdon të jetë një nga artistet më aktive të momentit, duke kombinuar jetën familjare me projektet muzikore dhe paraqitjet publike.

Fotot e fundit kanë marrë menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë vlerësuar energjinë dhe formën e saj gjatë kësaj periudhe të veçantë.

Me fëmijën e dytë rrugës, Dafina Zeqiri po tregon se shtatzënia nuk e ka larguar nga skena, por e ka gjetur më aktive se kurrë.