A po kërkon sërish vëmendje? Postimi i Luiz Ejllit me “Ezel” ndez rrjetin

A po kërkon sërish vëmendje? Postimi i Luiz Ejllit me “Ezel” ndez rrjetin

Luiz Ejlli ka publikuar një fotografi krah aktorit turk Kenan İmirzalıoğlu, i njohur gjerësisht për rolin e tij si Ezel në serialin turk, ndërsa krahas imazhit ka shkruar vetëm: “Ezel 2” së shpejti…

Ky mbishkrim ka mjaftuar për të ndezur menjëherë diskutimet në rrjetet sociale, ku fansat kanë nisur të aludojnë se mund të bëhet fjalë për një projekt të ri artistik të Luizit, një videoklip me frymëzim nga personazhi legjendar, apo thjesht një bashkëpunim surprizë.

Deri në këtë moment, këngëtari nuk ka dhënë detaje të tjera se çfarë fshihet pas këtij paralajmërimi, duke e lënë gjithçka në kuadër të misterit.

Mbetet për t’u parë nëse “Ezel 2” do të jetë një këngë, një projekt vizual, diçka krejtësisht ndryshe apo thjesht një postim për vëmendje.