Meritoni e kritikoi në TV, Luizi i përgjigjet me një veprim drastik 

Meritoni e kritikoi në TV, Luizi i përgjigjet me një veprim drastik 

Një deklaratë e fortë e Meriton Mjekiqit duket se ka sjellë menjëherë reagimin e Luiz Ejllit. Pasi moderatori u shpreh në emisionin e Marina Vjollcës se Luizi ishte personazhi që “i ka bërë autogol karrierës së vet”, këngëtari ka ndërmarrë një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Luizi e ka hequr Meritonin nga lista e ndjekësve në Instagram dhe, sipas asaj që shihet në rrjet, nuk figuron më asnjë ndërveprim mes tyre, çka ka nxitur dyshimet se ai mund ta ketë bllokuar.

Zhvillimi vjen në kontrast të plotë me marrëdhënien e mirë që dyshja kishin shfaqur më herët. Pas fitores në “Big Brother VIP”, Luizi kishte zgjedhur pikërisht Meritonin për një intervistë ekskluzive në SHBA, por duket se një koment publik ka mjaftuar për ta ftohur raportin mes tyre.