Flutura Açka: Për veten flas në emrin tim!

Flutura Açka: Për veten flas në emrin tim!

Në një postim në faqen e saj zyrtare, deputetja e opozitës Flutura Açka, ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me zhvillimet e fundit midis drejtësisë dhe politikës, ku ajo deklaron se:

“Interesimit të shumë gazetarëve mbi zhvilimet e fundit mes drejtësisë dhe politikës, i kam mbetur larg, si një detyrim i çdo politikani para drejtësisë. Të gjthë bashkë, deputetë të Parlamentit shqiptar, e kemi mbështetur, votuar dhe garantuar drejtësinë dhe kemi bërë thirrje për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë.

Kushdo prej nesh, si qytetarë të lirë, jemi fajtorë ditën që shpallemi fajtorë, por si politikanë kemi detyrimin të jemi transparentë para ligjit. Ndaj një nga projektet tona politike, është vettingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit të tyre, duke nisur nga secili prej nesh.

Askush nuk mund të flasë nē emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike i paautorizuar prej tij, dhe si pjesë e tij, askush nuk mund të flasë edhe në emrin tim.

Unë përsëris thirrjen time të qartë publike ndaj drejtësisë shqiptare dhe veçmas SPAK-ut, se sa kohë z/kryeministri fluturon dhe nuk përballet me drejtësinë mbi megaskandalin e inceneratorëve, dhe sa kohë nuk ka hapur ende dosjen e çështjes McConigal, një nga çështjet më skandaloze në trishjetë vite demokraci, çdo aksion i tij, në të majtë dhe të djathtë të politikës, është në thjerëzën e dyshmit. Shqiptarët janë duke pritur punë në tij distante nga politika e ditës.

Për çfarëdo arsye, është e trishtueshme për çdo demokrat, për historinë tridhjetëvjeçare të tyre, që sot demokratët të jenë lajm i keq, aq më shumë drejtuesi i tyre historik., z. Sali Berisha.

Uroj që drejtësia të jetë e drejtë me këdo dhe në qëndrueshmërinë é lidhjes së Partisë Demokratike me partnerët e saj, dhe të Shqipërisë, ShBA dhe BË.”