Nga Met Dervishi
Fanari ndriçues shqiptar
Sheshi Mitsotakis në Dervican/
Sheshi Marin Mema në Filat
Me mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj të Uashingtonit
Me mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj të Brukselit
Me mbështetjen e Kartës së Kombeve të Bashkuara
Me mbështetjen e Forumeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
Me mbështetjen e Institutit të Multikulturalizmit artificial dhe
Me mbështetjen e Institutit të zhbërjes së kujtesave historike grindavece nga tekstet e historise së luftërave shqiptarë
që iu kanë shkaktuar kaq e kaq viktima e genocide fqinjëve tonë ballkanas gjatë shekujve të pushtimeve
Dhe në mbështetje të Ligjit të Luftës së fqinjit tonë jugor
Nesër në Derviçan ngrihet dhe një simbol tjetër Vorioepirot në Bularat
Sheshi Mitsotakis
dhe monumenti Mitcotakis
Valltarët shqiptarë të të gjitha viseve dhe valltarët e 77 minoriteteve tona do ta tundin nesër sheshin me dybekun e tyre famëmadh
Ndërkaq
Me mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj të Uashingtonit, Brukselit etj.. etj…
Në përputhje me parimin e madh të reciprocitetit në marrëdhëniet ndërkombëtare
Po nesër në Filat të Çamerisë
Do të ngrihet sheshi dhe monumenti i Marin Memës
Të gjithë valltarët e shtetit homogjen të minoriteteve vllahe, arvanitase, maqedonase etj etj të fqinjit tonë jugor do të jenë nesër në sheshin Marin Mema të Çamërisë
Dhe ndërkaq
vendi ynë do të marrë çmimin e madh të Fanarit ndriçues të Ballkanit, se nuk është një shtet pispiruq ngatërresaxhi
po qëndron në lartësinë e detyrave të veta historike
Kaq sa për sot , të dashur miq
Duke iu uruar një drekë të mirë në këtë republikën tonë të vockël të bananeve që po çudit të gjitha forumet e botës së parë të dytë e të tretë me zemërgjerësinë e saj
Që paralajmëron një epokë të re