Ngjarja e së dielës ka shkaktuar jo pak debat publik për shkak të nxjerrjes në pah të një sër problematikash që lidhen me mos-funksionimin e organeve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera shtetërore, por jo vetëm kaq. Pikërisht për këtë ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike të degës Durrës, z. Joni Myshketa i cili ironizon politikën e bërë deri më tani, me statusin e mëposhtëm:
Mark Frroku dhe 3 të tjerë thanë se ishin përfaqësues dhe nisën rrethimin e pronës tek Kepi i Rodonit, reagon Kisha Katolike: S’janë të autorizuar nga ne, donin të përfitonin…
Titull ne Gazeten Panorama.
Sherr masiv në Kepin e Rodonit ndërmjet përfaqesuesve të kishës katolike dhe banorëve të zonës deri në dhunë fizike e kërcitje armësh për çështje pronësie.
Ish deputeti I rilindjes Mark Frroku lënë mandatin në mes, sipas ligjit te dekriminalizimit (kjo falë nismës së ndërmarrë nga Partia Demokratike pa harruar kundërshtinë e ashpër të rilindjes) për problemet e shumta me drejtësinë e vendeve te BE-së e jo vetëm, I përfshirë në këtë ngjarje.
“Faleminderit ” nga zemra politikës dhe përfaqësuesve të saj për zallamahinë e krijuar qëllimisht me çështjen e pronave.
Ku zaptuesit u bënë zengjinjtë e ri përmes ligjit famëkeq 7501, legalizimeve, fallsifikimeve, rëmbimit e kanosjes së pronës private e ndërkohë kush e kishte blerë me mund e djersë a trashëguar nga të parët e tyre vazhdojnë e enden me copa letrash në duar dyerve të institucioneve nga ku u orkestrua strategjia qe ajo pra prona te mos shkonte tek I zoti.
Po korrni atë çka mbollët o të paudhë, o antikombëtarë e do tu zë haka e mijëra familjeve të ndëshkuar nga paligjshmëria e ligjëruar prej jush, nga babëzia juaj.
Pa njohjen e të drejtës së pronës nuk mundet kurrsesi të pretendojmë standartet Europiane….