Është një figurë publike shumë e njohur shqiptare. Përmes karrieres së saj si një nga imazhet kryesore të televizioneve në Shqiperi, Albana do të spikaste që herët për tu shndërruar më pas për shumë vite në një nga figurat që regjistruan historinë e revolucionit të televizionit dhe medias për frymën e re inovative dhe moderne në mediat e reja shqiptare.
Ajo është një nga personazhet më të dashura të publikut mbarëshqipatar, dhe me tej: Në vitet e fundit ajo ka qënë nismetarja e fushatës humanitare “Ti je një Luledielli “ që u bë virale në shumë shtete të botës, e cila eci vrullshëm duke arritur plotësisht qëllimin sublim ku në pak javë, në formë rekord, duke plotësuar të gjitha nevojat e onkohematologjisë në Pediatri në Qendrën Spialore Nënë Tereza në Shqipëri. Pak muaj më pas, me urimin dhe kurajon e organizatave ndërkombëtare, ku u theksua kërkesa të mos ndalonte kjo punë zemre, u bë themelimi i Fondacionit Jo-fitimprures “You are a Sunflower” www.youareasunflower.org aty, ku Albana bashkë me ekipin e saj, të gjithë vullnetarë, bashkë me zemrat e mijëra shqiptarëve që iu bashkuan, sollën një ndryshim në jetën e qindra vogëlushëve dhe familjeve të tyre në Shiqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, duke siguruar nevojat parësore në kushtet spitalore ku janë shtruar dhe kurohen fëmijë me sëmundje të rënda. Fondacioni u vlerësua me çmimin “Kampionët e Europës Juglindore dhe Ballkanit për vitin 2019 nga RCC.
Albana Osmani është model frymëzimi për mesazhin përmes shembullit të dhënë në filantropi dhe kurajon që ka përcjellë tek fëmijët që do rriten dhe do të bëhen adoleshentë, e të rinj, burra, e gra të zotë dhe të aftë një ditë.
Së fundmi Albana Osmani ka ndarë një pikturë me ndjekësit e saj ku motivi dhe frymëzimi kryesore i kësaj pikture është xhubleta. Në një postim në rrjetet e saj sociale Osmani shkruan:
“Ndaj copëza me ju se ashtu e ndjej në zemër . Arti im ishte një pjesë gati sekrete e imja që publiku nuk e ka njohur nga unë deri vonë . Edhe pse kam shumë vepra arti të realizuara ndër vite dhe pak prej tyre kam arritur t’i shes se has një vështirësi të njohur tek shumë artistë që nuk duan t’i heqin nga vetja, se janë krijesat e Artistit. Gjithsesi në website kam renditur pak prej tyre . Si dhe opsionin print në canavac të Xhubletës ku kushton vetëm realizimi dhe transporti nga një palë e tretë , asgjë tjetër, që deri tani është porositur nga shqiptarë nga vende të ndryshme të botës . Dhe kënaqësia është e gjitha e imja
www.albanaosmani.art”
Përshkrimi i pikturës:
Piktura e titulluar XHUBLETA, është frymëzim i piktores dhe autores Albana Osmani, pasi UNESCO e shpalli zyrtarisht Xhubletën si veshje shqiptare në fund të vitit 2022. Autorja dhe piktorja në këtë vepër arti është fokusuar tek Xhubleta, duke vënë në vëmendje veshjen tradicionale tek gruaja shqiptare. Nëna, e cila është në qendër të veprës artistike bashkë me dy fëmijët e saj të veshur me rrobat tradicionale të zonës së Veriut të Shqipërisë.
Xhubleta Shqiptare .. Ajo është përdorur kryesisht në Malësinë e Shkodrës deri në Gurëz të Milotit, por edhe te një pjesë e shqiptarëve në Malin e Zi, që banonin rreth Bjeshkëve të Nemuna, në Rugovë të Kosovës etj.
Në shek. XVIII, xhubleta përbëhej nga shumë ngjyra, por ato që na kanë mbërritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholinë, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta” të dedikuar studimit të kësaj veshjeje shumë të vjetër tradicionale të Malësisë sonë. Xhubleta e Malësisë është trashëgimi e qartë e prejardhjes ilire të kulturës tonë, që malësorët e përcollën deri në vitet 1950-1960, pra përbën një nga elementët identifikues të veshjes popullore shqiptare, nëpërmjet motiveve, ku emblema për të gjitha është shqiponja. Xhubleta përmban një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti ,dashurinë dhe thekson bukurinë e femrës malësore.
Dosja për të shpallur xhubletën pasuri të trashëgimisë kulturore jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s u dorëzua pranverën e vitit 2021 dhe Xhubleta Shqiptare u shpall Pasuri Botërore UNESCO në nëntor të vitit 2022. . Xhubleta është një veshje 4 mijë vjeçare dhe pranimi i saj si pasuri nga UNESCO do të ndihmojë për ta ruajtur mjeshtërinë e krijimit të saj brez pas brezi.
Puna është ende në proces realizimi, me përmasa :
GJATESIA : 200CM
GJERESIA : 140 CM
THELLESIA 5.1 CM