“Gjithçka rreth IV”

“Gjithçka rreth IV”

“𝗚𝗝𝗜𝗧𝗛𝗖̧𝗞𝗔 𝗥𝗥𝗘𝗧𝗛 𝗜𝗩” vjen si premierë në teatrin e qytetit të Durrësit. Sipas filmit me të njejtin emër nga Joseph L. Mankiewicz dhe nën regjinë e regjisorit të mirënjohur Hervin Çuli, drama “Gjithçka rreth IV” do të shfaqet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” për publikun durrsak, në datat 𝟭, 𝟮 & 𝟯 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿, 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬.

Interpretojnë aktorët: Ermira Hysaj Çerkozi, Albulena Kryeziu Bokshi, Hervin Çuli, Adrian Morina, Kushtrim Sheremeti, Rovena Lule Kuka, Natasha Sela dhe Endriu Hysi.

Vepra ka në thelb të saj dramat dhe intrigat që thur njeriu me ego të sëmurë për të arritur qëllimet e veta pa patur parasysh se cfarë shkatërron apo dëmeve që i shkakton njerëzve rrotull tyre.

Përkthyen pjesën Flonja Kaba dhe Ina Gjonçi, me kostumografi të Sofi Kara dhe art design nga Klea Mani.

Për rezervime të shfaqjes mund të kontaktohet në numrin e telefonit ose whatsapp-it: 𝟬𝟲𝟴𝟯𝟵𝟭𝟯𝟴𝟭𝟯
ℹ️ 𝐵𝘪𝑙𝘦𝑡𝘢 𝘬𝑢𝘴ℎ𝘵𝑜𝘯 500 𝘭𝑒𝘬𝑒̈.