Mësuesi ngarkon videot e leksioneve në faqen e PornHub, si mënyrë që njerëzit të mësojnë.

Mësuesi ngarkon videot e leksioneve në faqen e PornHub, si mënyrë që njerëzit të mësojnë.

Mësimi i brezave të rinj kërkon metoda të reja dhe disa mësues kanë kaluar kufijtë e të imagjinueshmes.

Changhsu është një mësues tajlandez matematike. Por cila është mënyra e tij e të dhënit mësim? Disa vite më parë ai nisi ngarkimin e videove të mësimeve, në PornHub, një faqe interneti filmash për të rritur. Sipas “the quint”, mësuesi i diplomuar në master për matematikë, ka dhënë mësime afërsisht për 15 vjet. Ai filloi nëYouTube, por shpejt vuri re se PornHub nuk kishte video me mësime matematike dhe për këtë arsye vendosi të ndërrojë platforma.

“Meqenëse shumë pak njerëz mësojnë matematikë në platformat e videove për të rritur, dhe duke qenë se ka kaq shumë njerëz që shikojnë video në to, mendova se nëse i ngarkoja videot e mia atje, shumë njerëz do t’i shihnin ato,” tha ai në një intervistë me “Mel Magazine”.

Faqja e tij në PornHub tani është verifikuar dhe ai beson se pothuajse 60 për qind e shikuesve të tij i shikojnë videot e tij si një shaka, por kjo nuk e shqetëson shumë. Disa studentë të vërtetë madje përfunduan duke blerë kursin e tij, gjë që e ndihmoi atë të fitonte rreth 250,000 dollarë në një vit.