Komedia bashkëkohore “Vanja & Sonja & Masha” do të ngjitet në skenën e teatrit “A. Z. Çajupi” këtë të martë dhe të mërkurë për vetëm dy netë, 12-13 dhjetor.
Me regji të Driada Dervishit dhe kasën e aktorëve Yllka Mujo, Neritan Liçaj, Olta Daku, shfaqja është një miksim mes komedisë dhe dramës, bazuar në veprën e dramaturgut amerikan Christopher Ferdinand Durang, ku përmblidhen ndjeshmëria tipike dhe humori.
“Vanja, Sonja, Masha dhe të tjerë”, një ndër komeditë më të suksesshme të viteve të fundit, por dhe nga pjesët më të zgjuara të komedive bashkëkohore ka bërë turin në vend gjatë vitit të fundit dhe është përqafuar dhe duartrokitur nga publiku në çdo skenë.
“Është një shfaqje moderne që do të bëjë publikun të reflektojë pavarësisht se mesazhet vijnë nëpërmjet notave të humorit, në brendësi ka shumë situata për të reflektuar. I them publikut ejani ta shihni, sepse do të kënaqeni”, është shprehur Neritan Liçaj, më herët.
Një komedi brilante bashkëkohore nga Ch. Durang regjisore @driadadervishi
Kasti : @neritanlicaj@oltadaku@yllkamujo@kitazamira @paolakodra @xhulianobrisku
Kostumografia @ardiasllani
Realizimi skenografik Kiço Çala
Përzgjedhja muzikore @metiladervishi
Grimi @makeupanadervishi
Foto & grafika @rei.lico
@ministriaekulturës @teatrikorces @ejanëteatër