Promovohet “Kronikë pa qytet”, romani më i ri i autorit Ilir Paja.

Promovohet “Kronikë pa qytet”, romani më i ri i autorit Ilir Paja.

Ka promovuar mbrëmjen e së mërkurës romanin e tij më të fundit “Kronikë pa qytet” autori dhe poeti durrsak Ilir Paja. Eventi i promovimit u mbajt në ambientet e Pallatit të Kulturës Durrës, ku nuk munguan as personalitetet e qytetit për të përshëndetur këtë aktivitet.

Romani “Kronikë pa qytet” përbëhet nga ngjarje të vendosura në qytetin e Durrësit, gjatë viteve të tranzicionit shqiptar, por gjithçka nënkuptohet duke e bërë ngjarjen dhe vendin më misterioz.

“Janë ngjarje të viteve 90′ me ato përmbysje të shumta të jetës tonë. Pavarësisht se Durrësi nuk përmendet gjëkundi, lexuesit do ta kuptojnë nga koha e shkruar, lagjet e përshkruara dhe banorët bashkë!” – është shprehur autori Ilir Paja.

Nje panel emrash të njohur vlerësuan romanin e Pajës përgjatë promovimit, duke cituar pika të forta të tij. Ndër të tjera Paja pohoi se në vijim po përgatit një libër të ri, i cili mund të publikohet së shpejti.