Ditën e sotme në qytetin e Durrësit janë mbajtur “zgjedhjet” nëse mund të quhen të tilla, për Kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, proves i cili është zhvilluar në kushte informale.
Një kuti kartoni e kthyer përmbys dhe një letër e ngjitur me shkrim dore, e cila tregon se ajo është një kuti votimi, lista të emrave të zgjedhësve dhe kandidatëve të shkruara me shkrim dore, votues pa emra në listë, informalitete në kartë antarësie ku sipas të pranishmëve disave u kërkohej dhe disa të tjerëve jo, i kthyen këto zgjedhje në një cirk artistik.
Nuk është hera e parë që ky grup artistësh të pretenduar, zhvillojnë aktivitete të këtyre niveleve, por pavarësisht informaliteteve dhe mungesës së një niveli minimal, ende në vitin 2023 dhe gati në 2024, grupe të tilla, të cilat duhet të përfaqësojnë ajkën e artistëve dhe shoqërisë, në të vërtetë ulen në nivelin e baltës!
Kryetari i fundit i këtij grupimi dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë ndërkohë që aktiviteti i tij i fundit shkaktoi jo pak pakënaqësi dhe debate për konkursin e poetëve më të mirë.