Mbahet panairi i parë “Verë dhe Traditë” në Durrës.

Mbahet panairi i parë “Verë dhe Traditë” në Durrës.


Është zhvilluar për herë të parë në qytetin e Durrësit panairi “Verë dhe traditë” në sheshin Liria, i cili gjithashtu u shoqerua dhe me një koncert me muzikë popullore dhe bashkëkohore.

Panairi mblodhi në qendër të sheshit Liria jo vetëm prodhuesit e vjetër që tregtojnë prej vitesh prodhimet e tyre, por edhe prodhues të mjaltit, reçelit dhe produkteteve të tjera tradicionale.

Ndërkohë që vitet e fundit shtohen prodhuesit e verërave dhe pijeve tradicionale alkoolike, disa prej tyre ndanë veçoritë e pijeve të cilat kishin ekspozuar në këtë panair.

Produktet u ekspozuan dhe degustuan nga qytetarët të cilët si rrallë herë e mbushën sheshin në qendër të qytetit duke ju gëzuar atmosferës festive të ditëve të fundvitit.