Piramida e zhytur brenda një kodre, më e lashtë se piramidat e Egjiptit.

Piramida e zhytur brenda një kodre, më e lashtë se piramidat e Egjiptit.

Piramida e Indonezisë, e cila ndodhet rreth 30 metra, e zhytur brenda një kodre, duket se do të renditet si piramida më e vjetër në botë. Gunung Padang, i rizbuluar për herë të parë nga eksploruesit holandezë në vitin 1890, në fakt mund të jetë gjithashtu ndërtimi më i vjetër i njohur i bërë nga njeriu, të paktën, sipas datimit më të fundit me radiokarbon të vendit antik.

Shkallët e saj janë të gdhendura nga llava e andezitit, në më shumë se 16,000 vjet më parë, gjatë Epokës së fundit të Akullit, duke e bërë Gunung Padang me gjasa mbi 10.000 vjet më të vjetër se jo vetëm nga të gjitha monumentet dhe piramidat e mëdha të Gizës në Egjipt, por edhe nga Stonehenge legjendar i Anglisë.

Gjeologu Danny Hilman Natawidjaja i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit dhe Inovacionit të Indonezisë udhëhoqi një ekip arkeologësh, duke përdorur radarë depërtues në tokë për të marrë imazhe nëntokësore, teknikat e shpimit të bërthamës dhe gërmimit të ‘llogores’, Natawidjaja dhe studiuesit e tjerë ishin në gjendje të hetonin në shtresat e para të Gunung Padang – të cilat shtriheshin mbi 9 kate (ose 30 metra) nën sipërfaqen e saj.