Ngrohja globale do të ndryshojë mënyrën si ushqehemi.

Ngrohja globale do të ndryshojë mënyrën si ushqehemi.

Ndryshimi i klimës në një të ardhme jo shumë të largët pritet të ndikojë jo vetëm në temperaturat, por gjithashtu dhe në zakonet e të ngrënit. Thatësira, ngjarjet ekstreme të motit dhe rritja e temperaturave do të rrezikojnë prodhimin e disa ushqimeve.

Misër, oriz dhe grurë
Sipas të dhënave, thatësira dhe përmbytjet do të rrezikojnë prodhimin e saj me një rritje prej 33% të kërkesës në vitin 2050.

Çokollata
Për shkak të rritjes së temperaturave ekziston rreziku real që tokat mos të jenë më në gjendje të kultivojnë dhe të rrisin këtë bimë duke e çuar në mënyrë graduale zhdukjen e saj.

Mjalti
Në vitin 2020 në disa zona të Italisë ka pasur një reduktim të prodhimit prej 70-80% të dhënat janë raportuar nga Observatori Kombëtar i Mjaltit, duke konfirmuar një ulje të produktit i cili ndodh prej vitesh.

Kafeja
Kafeja nuk duron paqëndrueshmërinë e klimës me pasojë kultivimi i saj në botë do të bëhet gjithmonë e më i vështirë dhe më i kushtueshëm.

Vera
Një studim i fundit nga Instituti i Kërkimeve të Agronomisë shton se humbjet e vreshtave nga ndryshimet klimaterike janë afro 56% në botë për shkak të rritjes së temperaturës me 2 gradë celsius deri në vitin 2050

Birra
Vjelja e elbit do të zvogëlohet ndjeshëm duke e pakësuar gjithmonë e më shumë prodhimin e birrës.

Luleshtrydhe, qershi, pjeshkë, kajsi dhe kumbulla
Të gjitha këto janë produkte shumë delikate të cilat kërkojnë kushte dhe temperatura konstante meteorologjike për tu rritur dhe pjekur, te cilat nuk janë në përputhje me krizën klimatike që po përjeton planeti.

Shurupi i panjës
Është një lëng i ëmbël i prodhuar midis Kanadasë së Veriut dhe SHBA, i bërë me lëngun e panjave të zeza i cili nxirret nga lëvorja e pemës fal presionit të shkaktuar nga ndryshimi temperaturës midis ditës dhe natës. Pikërisht për shkak të kësaj procedure shume delikate, rritja e mundshme e temperaturave në këto zona mund të bëjë që pemët të mos jenë më në gjendje të aktivizojnë procesin e nevojshëm për prodhimin e saj.

Gjalpi kikirikut
Kultivimi i kikirikëve kërkon një klimë të qëndrueshme për të dhënë fryte. Me pak shi bima mund të mos mbijë, në të kundërt shirat e bollshëm mund ta mykin bimën bishtajore. Kikiriku bën pjesë në ushqimet të cilat mund të zhduken.