Teleskopi Hapësinor James Webb zbulon një portret të ri mahnitës të gjigantit të akullit, Uranit, duke shfaqur unazat e tij të ftohta dhe 14 nga 27 hënat.
Pse është kaq i veçantë ky imazh: Kjo foto e Uranit, e kapur nga teleskopi hapësinor James Webb, zbulon planetin gjigant të akullit në detaje të shkëlqyera. Imazhi me fushë të gjerë tregon unazat e Uranit, akullin polar, 14 nga 27 hënat e planetit, yjet e sfondit dhe galaktikat.
Imazhi nga afër, i shkrepur nga kamera e afërt me infra të kuqe të JWST dhe e publikuar nga NASA këtë javë, është një vazhdim i një grupi fotografish të realizuara në shkurt. Imazhi i ri përmban një gjatësi vale shtesë të dritës, duke zbuluar një unazë të fshehur. Megjithëse Urani dihet se ka 13 unaza të dallueshme të brendshme dhe të jashtme, NIRCam zbuloi “unazën Zeta” të pakapshme të planetit, një unazë e zbehtë dhe e përhapur e vendosur afër planetit.
Nga 27 hënat e Uranit, 14 janë paraqitur në këtë imazh: Oberon, Titania, Umbriel, Juliet, Perdita, Rosalind, Puck, Belinda, Desdemona, Cressida, Ariel, Miranda, Bianca dhe Portia.
Është një pamje shumë më e detajuar e Uranit sesa pamja e parë e njerëzimit nga afër e planetit të shtatë, e marrë nga sonda Voyager 2 e NASA-s në vitin 1986.
Uranit i duhen 84 vjet të Tokës për t’u rrotulluar një herë rreth diellit. Kjo orbitë e ngadaltë, plus animi ekstrem i Uranit, do të thotë se gjigandi i akullit përjeton stinë ekstreme, ku dimri do zgjasë rreth 21 vite të tokës.