Qeni Bob i rritur në Portugali, hyri në Rekordet Botërore Guinness si “qeni më i vjetër në botë” në moshën 31-vjeçare. Ai i përket racës “Rafeiro do Alentejo”, racë qensh roje bagëtish, por që për fat të tij, jetëgjatësi mesatare e kësaj race është prej 12-14 vjetësh. Duke e bërë atë që të ketë jetuar më shumë se dyfishin e jetës mesatare.
Qeni portugez ka thyer një rekord pothuajse shekullor, pasi sipas Rekordeve Botërore Guinness qeni i mëparshëm i quajtur Bluey, kishte jetuar për 29 vite e 5 muaj. Bob ka jetuar me familjen Costa në fshatin Conqueiros, në Leiria të Portugalisë. Pronari i tij Leonel Costa tha se një nga arsyet për jetëgjatësinë e qenit të tij është se ai ka jetuar gjithë jetën e tij larg qytetit në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ai nuk është lidhur kurrë, ka qenë gjithmonë i lirë të zbulojë pyjet dhe fermat aty pranë, vuri në dukje Costa.
Edhe pse Bobi i pëlqen ende shëtitjet, mosha po e bën të vetën, qeni është më pak aventurier, gëzofi i tij hollohet, shikimi i është përkeqësuar dhe i duhet të pushojë më shumë se dikur.