Reagojnë gazetaret e qytetit të Durrësit për ngjarjen e Bedrie Lokës! “Gjuha e urrejtjes është jashtë kontrollit!”

Reagojnë gazetaret e qytetit të Durrësit për ngjarjen e Bedrie Lokës! “Gjuha e urrejtjes është jashtë kontrollit!”

Disa prej gazetareve të qytetit të Durrësit, të cilat gjenden kudo që ka ngjarje dhe raportojnë çdo detaj të fundit, kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me ngjarjen e vetëvrasjes së Bedrie Lokës, e cila e tejkaloi imagjinatën e çdokujt në çdo aspekt!

ERVINA GARO MCN TV

“I frikshëm dhe i pandalshëm ndikimi i rrjeteve sociale në jetët tona! Të vjedhin identitetin, lirinë! Ndoshta, edhe jetën, si 41-vjeçarja, që u vetëhelmua, pasi bëri çdo përpjekje për të shpëtuar nga tmerri pafund që përjetoi për më shumë se një vit. Pa limite, pa ndjeshmëri, pa frikë, me synimin e qartë për të shkatërruar një qenie njerëzore. Nuk janë episode të izoluara, por zgjedhje që burojnë nga ligësia, i vetmi ushqim për këto qenie pa palcë, pa shpirt. A do ketë mundur kjo vdekje t’i ketë bërë të ndjejnë neveri nga vetja të paktën vetëm sot?! E vërteta ngre krye, sado thellë.ta varrosin! Mbi dhembjen, sakrificën, jetën e tjetrit asnjëherë nuk mund ta ndërtosh jetën, të ardhmen, lumturinë tënde, sepse do të vijë dita që do të mbledhësh atë që ke korrur! Fali Zot se nuk dinë se ç’bëjnë!!!”

KLODIANA HAXHIAJ NEWS 24

“Nje grua 41 vjece, nene e kater femijeve eshte bullizuar duke i hapur adrese te rreme ne Tik-Tok! Aq shume u godit psikologjikisht nga videot e montuara me fjale fyese dhe etiketuese psikologjikisht , saqe mengjesin e dt 2 Janar piu fostoksine e kreu vetevrasje! Nuk la asnje amanet, asnje keshille per femijet e saj! Asnje fjale para largimit!”

VALI QYRFYÇI TOP-CHANNEL

“Gjuha e urrejtjes dhe denigrimit ne rrjetet sociale VRET. Nje grua u vetehelmua e shkaterruar nga sulmet, fyerjet ne TIK Tok nga nje profil i rreme. Edhe pse profili u mbyll, video dhe foto e saj qarkullonte ne rrjet. Një vit mê parë ajo nuk heshti. E denoncoi rastin ne polici, po pa gjetur shpetim. Familjare dhe te njohur tregojne se prej vitesh ajo punonte ne fabrike dhe i rriste e vetme 4 femijet e saj, dy prej te cileve ende ne moshe te mitur, pasi bashkeshorti ishte jashte. Me kthimin e tij, kutia e Pandores eshte hapur serish per 41-vjecaren dhe… i dha fund jetes me helm minjsh per t’i dhene fund tmerrit me te cilin po perballej publikisht ne nje komunitet te vogel. E keqpërdorur si gjoja formë e lirisë së shprehjes, gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale, veçanërisht ndaj vajzave dhe grave, është jashtë kontrollit dhe pak, ose aspak e denoncuar dhe e denuar, ndersa viktima e pare zyrtare e saj kërkon drejtesi. Nje fund me shume se i trishte qe duhet te na shkund fort te gjitheve per te mos heshtur më.”