Arkeologët zbulojnë në Kinë një grumbull copash druri të lidhura me një kalendar të lashtë astronomik. Artefaktet u zbuluan brenda një varri 2.000-vjeçar. Secila nga 23 pjesë përbërëse të drurit është afërsisht 2.5 centimetra e gjerë dhe 10 centimetra e gjatë dhe shfaq një karakter kinez që lidhet me Tiangan Dizhi, një kalendar tradicional astronomik kinez, i supozuar se daton që nga dinastia Shang, i cili sundoi nga vitet 1600 para Krishtit deri në 1045 para Krishtit.
Shpimet rrethore në secilën shtyllë sugjerojnë se ato dikur ishin të lidhura së bashku. Kjo është hera e parë që objekte të tilla gjenden në një varr të lashtë. Udhëheqësi i projektit, Huang Wei tha se varri përmbante gjithashtu më shumë se 600 objekte kulturore , duke përfshirë lojë me birila, kuti, kavanoza dhe llak, si dhe vegla bambuje dhe flauta muzikore, shtiza dhe trekëmbësha prej bakri, figura druri dhe objekte qeramike dhe bronzi.