Dy piktura që rezultonin të vjedhura, “Koka” (“Tête”) e Picasso-s dhe “Njeriu duke u lutur” (“L’homme en priere”) e Chagall janë gjetur në qytetit Antëerp të Belgjikës.
Dy piktura që rezultonin të vjedhura, “Koka” (“Tête”) e Picasso-s dhe “Njeriu duke u lutur” (“L’homme en priere”) e Chagall janë gjetur në qytetit Antëerp të Belgjikës. Policia begle, siç raporton CNN, ka deklaruar se veprat e artit janë në gjendje të mirë. Ato janë vjedhur nga një koleksionist i artit në Tel Aviv të Izraelit në vitin 2010 dhe kushtojnë 900 000 dollarë. Në atë kohë janë vjedhur përpos dy pikturave edhe disa bizhuteri që preknin vlerën 680 000 dollarë, por që nuk janë gjendur ende. Hetimi i policisë belge ka nisur, kur një burim i ka informuar se një shtetas belge po i ofronte veprat për shitje, ndërsa siç bëhet me dije i dyshuari kryesor është arrestuar.