Prodhimi global i verës në vitin 2023 ka zbritur në nivelet më të ulëta në 60 vjet nga rritja e temperaturave dhe reshjet e dendura, por më pak të shpeshta, me ekspertët që japin alarmin për efektet e krizës klimatike në pijen shumë të dashur.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Verës (OIV) , prodhimi global i verës në vitin 2023 vlerësohet të jetë ulur me 7% krahasuar me vitin 2022. Të njëjtat nivele uljeje (7%) paraqiten nga Bashkimi Evropian, i cili përfaqëson 61% të prodhimit global. Këto norma janë niveli i tretë më i ulët i prodhimit të regjistruar që pas vitit 2012.
Nga ana tjetër, ndryshimet klimatike ndryshojnë përbërjen e lëndës së parë, që është rrushi, dhe si rrjedhojë ndryshime vërehen edhe në produktin përfundimtar, verën.
Tani verërat e prodhuara kanë një përqindje alkool më të lartë se në të kaluarën. Nëse, pra, mesatarja ishte 12 deri në 12,5 gradë alkool në të kaluarën, tani këto gradë janë rritur në 13,5 deri në 14, ndoshta edhe më shumë.
Verërat fillojnë të duken më të ngjashme, pasi alkooli i lartë nuk ndihmon në nxjerrjen e aromave primare që karakterizojnë varietetet e ndryshme.