Tirana do të behët me “Park të Artit” në Tiranë, i cili do të projektohet nga arkitekti japonez Kengo Kuma.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me arkitektin Kengo Kurma ku janë diskutuar edhe detajet e projektit më të ri në kryeqytet.
Rama tha se “Parku i Artit” do të krijojë një hapësirë për artdashësit por edhe për turistët.
“Me mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma, për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët”, shkruan Rama në facebook.
“Parku i Artit” do të kthehet në një pol të ri kulturor për vetin, ku do të mund të shfrytëzohet nga fëmijët dhe artistët si një hapësire ekspozimi për veprat e tyre, aktivitete sociale, kulturore dhe do të shërbejë si një ekspozitë për të rinjtë dhe jo vetëm.
/rtsh.al/