Rigers Ajazi
Në ditët e sotme të kapitalizmit që na rrethon mundësitë që secili prej nesh krijon për të pasur sa më shumë të ardhura kanë sjellë probleme të mëdha në jetesën tonë të përditshme.
Një nga shumë probleme të kapitalizmit janë mënyrat që ne zgjedhim të sigurojmë këto të ardhura. E nisa në këte formë sepse media është një çelës dhe një rrugë tepër e rëndësishme, si në aspektin e informimit të audiencës, por dhe një mënyrë shum e përdorur marketingu.
Problematikat në media janë të një spektri shumë të madh ku shpesh herë secili prej nesh është gjendur “pre” e situatave të një informimi të cekët dhe të gabuar . Shumë media abuzojne rëndë me titujt që vendosin për shumë artikuj të cilët ata shkruajnë, me qëllimin për ta bërë sa më tërheqës për audiencën, gjë e cila çon në një manipulim dhe një mashtrim të situatave të ndyshme. Ka shumë persona të cilët marin të mirëqenë tituj artikujsh pa marrë mundimin për të lexuar se çfarë shkruhet në të. Këto tituj përveç se sjellin dezinformim, sjellin dhe pasoja në jetën e personave që mund të kenë lidhje me përmbajtjen e atikujve te ndryshëm. Një pasojë që mund të vihet re është dhe prishja e imazhit publik. Ka njerëz të cilët bëjnë punë kolosale për të arritur në nivelet që janë dhe për faj të një titulli skandaloz çdo gjë rrezikon t’i humbasë, gjë e cila nuk është fare e drejtë.
Gjithashtu nuk është i vogël dhe numri i gazetarëve të cilët paguhen nga persona të ndryshëm për të shkruar artikuj të cilët do të favorizonin apo të ngrinin në piedestal këta të fundit, duke shkruar hiperbolizime të pafundme. Një mundësi tjetër është dhe një shkrim i cili mund të ulë figurën e dikujt tjetër në interes të shpërblyesit. Në një formë apo në një tjetër gjehen mënyra të shprehurit të cilat largojnë përgjegjësite penale dhe secili del i fituar në fund. Këto problematika kanë bërë që audienca të reagojë dhe të japë opinionin e saj dhe pse nuk numërohen pak raste ofendimesh apo dhe kërcënimesh. Media në këto 10 vitet e fundit mund të them që është ndotur me përmbajtjet që paraqet dhe është vërejtur një mungesë profesionalizmi, gjë që ka sjellë si pasojë dhe humbjen e besimit nga individë të ndryshëm të shoqërisë. Është për të ardhur keq se si nje forcë kaq e madhe informimi të përdoret në forma të ulëta . Mendoj se nuk është faji i audiencës për reagimet negative që ka për aq kohë sa mediat paraqesin materiale të nivelit të thënë më sipër. Audienca është ajo që ka në dorë dhe rregullimin e shumë problematikave, duke reaguar sa më shumë dhe duke shprehur mendimet e tyre në të gjithë format që ata munden, por duhet te jenë të kujdesshëm në mënyrën e të shprehurit. Audienca duhet të tregojë qytetari dhe parime në mënyrën e të shprehurit për të dhënë një mendim të pastër dhe një gjykim të ftohtë pa ofendime, dule u munduar që gjuhën e urrejtjes ta kthejë në një gjuhë argumentash kundër padrejtësisë.
Kurrsesi nuk duhet të harrojmë që ka dhe persona të cilët e bëjnë punën e tyre në mënyrë rigoroze dhe të denjë duke treguar profesionalizëm dhe vlera të cilat kanë filluar të shuhen nga shumica, vlera të cilat shumë gazetarë mundohen t’i mbajnë me pasionin dhe dëshirën që ata kanë për të bërë punë sa më profesionale e konkuruese, por pak rëndësi ka për aq kohë sa jetojmë në një botë kapitaliste ku ligje ka, por drejtësi vështirë se shihet gjëkundi…
Ky blog është konceptuar si hapësirë për studentët që të shprehin mendimet, ndjesitë, si dhe rekomandimet e tyre për aspekte të ndryshme që lidhen me edukimin mediatik dhe shoqërinë ku ata jetojnë. Ky blog është mbështetur financiarisht nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në kuadër të Projektit “Edukimi për Median dhe Informacionin për Mësuesit e Ardhshëm”. Opinionet, gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet e shprehura në këtë blog janë të autorëve dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Departamentit të Shtetit./emi-mil.al