Customize Consent Preferences

We use cookies to help you navigate efficiently and perform certain functions. You will find detailed information about all cookies under each consent category below.

The cookies that are categorized as "Necessary" are stored on your browser as they are essential for enabling the basic functionalities of the site. ... 

Always Active

Necessary cookies are required to enable the basic features of this site, such as providing secure log-in or adjusting your consent preferences. These cookies do not store any personally identifiable data.

No cookies to display.

Functional cookies help perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collecting feedback, and other third-party features.

No cookies to display.

Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics such as the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.

No cookies to display.

Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.

No cookies to display.

Advertisement cookies are used to provide visitors with customized advertisements based on the pages you visited previously and to analyze the effectiveness of the ad campaigns.

No cookies to display.

Një muze për Musine Kokalarin – Arjeta Kokalari: Musineja duhet trajtuar në tekstet shkollore

Një muze për Musine Kokalarin – Arjeta Kokalari: Musineja duhet trajtuar në tekstet shkollore

Është folur shumë vitet e fundit për një muze dedikuar Musine Kokalarit dhe duket se shumë shpejt ai do të jetë gati. Është Arjeta Kokalari, drejtuese e muzeut “Kokalari”  që e ndan këtë lajm për RTSH, por pa dhënë shumë detaje. Pavarësisht kësaj është një  haber i mirë siç do të shprehej Musineja për të gjithë ata që janë të interesuar të dinë më shumë rreth vajzës gjirokastrite që rreth 40 vite të jetës  i kaloi mes burgjeve  dhe internimit komunist, për tu ndarë nga jeta e vetmuar.

“Muzeu Kokalari eshte tashmë në një bashkëpunim me organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij, për realizimin e një qendre që është shumë funksionale kushtuar Musine Kokalarit”, tha drejtuesja e muzeut “Kokalari”, Arjeta Kokalari.

Ndërsa e konsideron Musinenë si një diamant  shumëfaqësh Arjeta shprehet se duhen organizuar më shumë aktivitete për të njohur personalitetin, jetën, veprën, veprimtarinë e gjithçka na ka lënë trashëgimi. Si një figurë shumëdimensionale, Musineja duhet të zërë vend në tekstet shkollore thotë ajo.

“Të bëjmë një bashkërendim të punës dhe gjithë organizmave për ta realizuar njohjen sa më të thellë të personalitetit të saj”, tha Arjeta Kokalari.

Musineja u lind në Adana të Turqisë në 1917 dhe në 1920 u kthye në Gjirokastër ku kreu shkollën fillore. Pas nëntë viteve familjarisht u vendos në Tiranë ku në 1937 përfundoi Institutin femëror “Nana Mbretëreshë” ndërsa më vonë ajo ndoqi studimet në Universitetin e Romës në Itali të cilin e përfundoi shkëlqyeshëm në vitin 1941.Në vitin 1943 ajo së bashku me Mit’hat Aranitin dhe miq të tjerë themeloi Partinë Social  – Demokrate. Në korrik të 46 Musineja u dënua me 20 vjet burgim nga gjykata ushtarake e Tiranës si sabotatore dhe armike e popullit. Pas 1964 kaloi 19 vitet e tjera të jetës e internuar në Rrëshen ku dhe ndërroi jetë në 13 gusht 1983.Dhjetë vite më vonë ajo u shpall “Martir i Demokracisë” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë./RTSH