Andi Meçaj: “Më thuaj se çfarë ha, të të them se cili je”

Andi Meçaj: “Më thuaj se çfarë ha, të të them se cili je”

Kjo tregon se, ushqimi që i kanë dhënë popullit media këto 32 vjet po funksionon, nuk kemi nevojë për kulturë por për amoralitet, gangsterizëm, pasurim të shpejtë, degjenerim, për PërPuthen, Big Bradhëra, showbize, trupa femrash më shumë të zhveshura se sa të veshura, këngë që nuk i kupton në janë shqip dhe shqiptare apo jo, etj, ngrihen në piedestal çunat e fortë, hajdutët, mashtruesit e nivelit të lartë, dhe puthadori si profesioni më i lehtë për të shkuar larg dhe lart. Pra kemi qenë të suksesshëm në të ushqyer të këtij populli me të kundërtat e virtyteve me çvirtytet… Kështu që: “Më thuaj se çfarë ha, të të them se cili je”.