Takimi Letrar me nxënësit e Gjimnazit “Naim Frashëri” & Shkrimtaren Flora Dervishi

Takimi Letrar me nxënësit e Gjimnazit “Naim Frashëri” & Shkrimtaren Flora Dervishi

Flora Gjondedaj Dervishi, përballë gjimnazistëve të shkollës ‘Naim Frashëri’. Diskutim i hapur në ambientet e Qendres Kulturore ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës.

Ditën e djeshme në ambientet e Qendres Kulturore, ‘A.Moisiu’, Durrës u realizua një takim

me shkrimtaren, poeten dhe studiuesen Flora Gjondedaj  Dervishi. E vecanta e këtij takimi, ishte se ishin nxënësit e shkollës së Mesme “Naim Frashëri”, që ishin pjesë e diskutimeve dhe bashkëprotagonist.  

Një takim letrar, më një sallë të mbushur plot,  i organizuar me seriozitet nga katedra e letërsisë së gjimnazit ‘Naim Frashëri’,  ku tregon, se vazhdon tradita e mirë që gëzon kjo shkollë e mesme, ndër më të mirat në rang vendi, prej kohësh.

Një rëndësi të madhe për organizimin e këtij takimi i takon Drejtoresësh së shkollës, PhD Ezmeralda Xheraj, mësueses së letërsisë Irena Serbo, poetes Merita Kuçi, pjesë e panelit.

“Letërsia është një grehinë e madhe ku çdo kush mund të gjejë veten.”, shprehet shkrimtarja ndër të tjera, në një bashkëbisedim mbi jetën profesionale dhe botimin e fundit ‘Përtej Muzgut’.

Është e rëndësishme, që në një kohë, kur ‘akuzat’ e para për moslexim i marrin adoleshentët, të tregohen modele të tilla nga kjo kategori e rinisë, duke treguar një shembull dinjitoz, që duhet ndjekur. Bisedat letrare mes autorëve bashkëkohës dhe nxënëseve kanë qenë një praktikë e kahershme në vendin tonë, që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin intelektual të nxënësve dhe është bukur që dicka e tillë rikthehet në vemendje.

Mbi autoren:

Krijimtari letrare e botuar

Poezi :              

1977         “Lulekumbullat “         

1994         “Kërkoj “                                

1999         “Pas një endrre “                 

2010         “Mes enigmave “  

2012         “Rrethimi i shpirtit”  

2016          ‘Pa maskë’

Prozë:

2000          Novela  “Hija vrasëse”

2010      Kujtime dhe refleksione “Vetëm e vërteta na bën njerëz të lirë…”

2023       ‘Përtej Muzgut’

Monografi e  histori : 

1995 Monografi“Sazanë e Karaburunë / i kam vatanet e mia…”                       

2005   Histori  “60 vjet portë e dijes“ 

2010    Eseistikë dhe biobibliografi: “Drama e Minush Jeros”

2012    Monografi për Gjergj Komninon “Viset e preme“ 

Infoplus:  

Krijimtari letrare dhe publicistike edhe në periodikë kombëtarë  e lokalë.          

Shkrime profesionale e kumtesa në: periodikë shkencorë, në simpoziume, mediume dhe lektoriume edhe jashtë: Luksembourg, Suedi, Itali ( Lecce, Brindizzi, Bari, etj ) Kosovë,Prishtinë, Shkup,  etj.

Recensione, korrektura e redaktime librash, skenare spektaklesh e dokumentarësh, tekste këngësh, opereta, etj.

E Vlerësuar :

2005, shtator  ” Mirënjohje e qytetit të Durrësit 

2006 , maj “The best practice” (Shoq. ndërkombtare me qendër në Itali.)

2010,  28  nëntor “Mirënjohje për kontribut në poezinë bashkëkohore shqipe” MTKRS

2013 , shtator Mikrofoni i artë  qendra kulturore dhe mediatike Migjeni  Boras, Suedi