Mjaft miq te mi jane te revoltuar nga qe nje grup intelektualesh, qe etiketohen si te “atrofizuar”
Të një niveli të tillë si Rexhep Qosja, Xhevat Lloshi, Faros Tarifa,etj.,etj.,etj
Të cilët i janë drejtuar AMA-s me një peticion kundrejt histerisë halucinante të një rrethi sharlatanësh patriotikë
të cilët kanë zënë të merren me etimologji
Mbi moshën 50 vjeçare
Si Guri a Dalipi etj.,etj., etj.
____________
Miq,
Të mos nxitohemi dhe ta thjeshtojmë ekuacionin
fjala vjen, nëse secilit nga ju, do t’i thoshim se, befas S. Guri, A. Dalipi, etj. etj.
do të vinin te furri i lagjes e do te mbrunin bukën tonë të përditshme
Ju do ta hanit atë bukë apo do t’i hynit në hu pronareve?…
Po pse do ndodhte kështu?
Se bukët jane bukë dhe jo çështje patriotike.
Po kështu, nëse do t’ju duhej një bojaxhi, do të pranonte ndonjëri nga ju që të merrte në shtëpi si bojaxhi
S. gurin, A. Dalipajn, etj., etj.,etj…
kryesisht njerëz të fakulteteve bujqësore
Besoj që jo,
ose përndryshe do të përballeshit me protestën e gruas suaj
Pse?
Se boja nuk është as patriotike, as antipatriotike dhe se
për bojatisje duhen bojaxhinj.
Kësisoj
edhe për etimologjinë duhen etimologë.
_____________
Mos u merakosni
nëse këta tanët korruptohen nga armiku
Në Evropë, Azi, dy Amerikat e Australi ka me dhjetera e dhjetera katedra albanologjie
P.sh. ne Athine, Beograd, Sofje, Itali -tre a kater, Austri-pese a gjashte, Gjermani- tre a kater a pese, France- tre a kater a pese katedra,perveç universiteteve qe kane katedrat e tyre te gjuhes.
Pastaj në Rusi, Kinë, Indi, etj., etj.
Ka me qindra gjuhetare e etimologe qe merren me albanalogjine tone dhe shqyrtojne me mendim kritik, çdo novitet,
siç shqyrtonin me lupe shkencerisht, ne kohen e tyre
Aleksandër Xhuvanin e Eqerem Çabein e të tjerë.
__________
Po pse intelektualet tane jane ne kushtet kur iu duhet te bejne nje peticion te tille?
E bejne se ne jemi i vetmi vend ne bote ku ca tipa si S. guri e A.dalipi e të tjerë
Ngrysin e gdhijne ne televizione duke nxjerre Krishtin, Buden e satanain shqiptare
shtetedhjetedy karatesh shqiptar dhe nipa e mbesa shqiptaresh.
Po pse mediat tona te nderuara
etj etj.
Po
Mediumet tona jane ne funksion te axhendave të caktuara qe kane nxjerre nga arkivat e fundshekullit te nentembedhjete tezen pellazgjike
tashme jo si teze albanologjike, se eshte rrezuar nga te gjitha katedrat
Por si teze politike
Mos harroni
Kjo teze
Ne Konferencen e Londres u finalizua me nje projekt
Per nje Federate heleno-shqiptare
Po që dështoi
____________
Kaq qe e gjitha…
Tani miq te revoltuar
reflektoni vete, po aman mos e harroni furren e bukes suaj dhe bukepjekesin
Ruajna o zot
te mos na e pjeke buken tone te perditshme Agron Dalipaj e Sazan Guri qe nuk dine te diferencojne sintaksen nga morfologjia e leksikologjine nga fonetika, e pastaj nga gramatika historike, nga historia e gjuhes, nga psikologji e gjuhes.
Pra, miq
Kujdes, ruani furrat e bukes
nga plangprishesit!