Pushohen nga puna se kërkuan rritje page! Instrumentistët nga Korça akuzojnë drejtoreshën.

Pushohen nga puna se kërkuan rritje page! Instrumentistët nga Korça akuzojnë drejtoreshën.

Dirigjenti Kostika Tanto i cili ka drejtuar Orkestrën e Harqeve në tetë vitet e fundit, ka bërë publik shqetësimin e pushimit nga puna të 9 instrumentistëve, pasi nuk zbatuan urdhërin e drejtoreshës së Qendrës së Artit dhe Kulturës, Blerta Belliu.

Me një pagë qesharake prej vetëm 5950 lekësh në muaj, në nëntor të vitit që lam pas, instrumentistët e Orkestrës së Harqeve, i kërkuan bashkisë së qytetit, rritje të pagës, pasi institucioni në fjalë varej prej Bashkisë Korçë.

Të injoruar nga institucionet shtetërore, instrumentistët u thirrën në një mbledhje në dhjetor të vitit 2023, ku iu kërkua riformatim i orkestrës, gjë për të cilën këta të fundit nuk firmosën dhe si pasojë u pushuan nga puna.

Sakaq Qendra e Artit dhe Kulturës në juridiksionin e Bashkisë së Korçës reagoi me shkrim duke thënë se ka gjetur drejtuesin e ri të Orkestrës Sinfonike:

“QAK ka thirrur të gjitha forcat artsitike për të qene pjesë e festimeve të inagurimit të QAK dhe 100 vjetorit të orkestres sinfonike. Disa prej tyre nuk kane rene dakord me mundesite financiare. Jane mare te gjithe masat per realizimin e aktiviteteve. Ky do të jetë viti i ringritjes së orkestres sinfonike të Korccës me rikthimim e dirigjentit te mirenjohur Ilir Erzeni dhe 44 instrumentisteve që tashmë kanë nisur punen”.

Sakaq dirigjenti Kostika Tanto kërkon nga Këshilli Bashkiak i Korçës dhe organet ligjzbatuese të marrin masa ndaj QAK, që me veprime arbitrare ka ulur dinjitetin e artistëve korçarë.